Komente
Letër drejtuar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve
Letër drejtuar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve
Shkruan, Blendi HODAI – Kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme
Çdo fillim viti shkollor, ne fillojmë me të njëjtat probleme, apo më mirë do të thoja me probleme që janë dekadente. Arsimi asnjëherë nuk ka qenë më i kapur se tash. Qeveria nuk e sheh si një sektor të rëndësishëm të zhvillimit të shtetit dhe gjithmonë ndan një buxhet shumë të ulët. Dhe vetë GDP-ja e arsimit në Maqedoninë e Veriut që është 1.3% e tregon realitetin e arsimit në këtë vend. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot në press konferencë tha që nesër mësimdhënësit do të jenë në grevë paralajmëruese dhe se kërkojnë rritje page prej 25%.
Përgjatë mandatit të parë që jam si udhëheqës i nxënësve në RMV gjithmonë jam munduar të luftoj ndaj padrejtësive ndaj nxënësve. Dhe se mësimdhënësve ju bëhet padrejtësi dhe se janë në një pozitë të mjerueshme është fakt që nuk mund të mohohet nga askush. Por fatkeqësisht Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në stukturën e saj ka njerëz parimor dhe jo principiel që sot në deklaratë për shtyp dolën me qëllime të paqarta si sindikatë. Problematikat e Arsimit në Maqedoninë e Veriut janë të përbashkëta dhe nuk ju përkasin vetëm mësimdhënësve apo vetëm nxënësve, është ai trekëndësh pedagogjik që tregon për funksionimin e sukseshëm të arsimit në çdo vend bote. Gjersa flasim për problemet, ne gjithmonë i shohim simptomet e problemit dhe jo rrënjën e tij. Rrënja e problemit me pozitën e ulët të mësimdhënësve dhe të arsimit jo kualitativ qëndron në atë që qeveria ndan buxhet të ulët për digasterin e Arsimit. Ne, të gjithë aktorët e arsimit mundemi që bashkarisht të luftojmë për rrënjën e këtij problemi dhe jo të fokusohemi tek simptoma që mësimdhënësit kanë pagë të ulët. Ribalancimi i buxhetit është në muajin Tetor dhe si Union besojmë që nëqoftënse sëbashku me të gjithë mësimdhënësit dhe aktorët tjerë të arsimit, të përpilojmë kërkesa të përbashkëta që do të ja parashtrojmë qeverisë dhe MASH dhe të luftojmë për kërkesat tona duke mos ndërruar qëndrim e mos u shitur, besoj që ndryshimi i vogël do të vijë e jo të jemi me qëllime dhe kërkesa të paqarta siç është Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Komente
Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin


Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin
Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.
Postimi i plotë i Ylber Jahiut:
Të nderuar miq!
E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!
Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.
Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?
Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…
Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/
Komente
Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan


Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.
Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.
“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.
Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.
Komente
Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar


Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar
Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.
“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.
Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare