Connect with us

Shqipëri

Krimet e komunizmit, 35 varre masive dhe mbi 6 mijë të zhdukur

Published

on

A do gjenden ndonjëherë të zhdukurit e diktaturës komuniste? Cilat janë zonat kur do të nisin gërmimet në shtator dhe a po e pengon prokuroria punën e organizatës ndërkombëtare që merret me zhvarrimet?  Në ditën ndërkombëtare tëtë zhdukurve, 30 Gusht, MAPO intervistoi zotin Luigj Ndou, kreu i Marrëdhënieve me Qeveritë për Shqipërinë dhe Kosovën pranë ICMP-së për të mësuar më shumë se si po shkon marrëveshja e kësaj organizate me qeverinë shqiptare dhe a ka ndonjë hap para për realizimin e zhvarrimeve e gjetjen e të zhdukurve.

Anash lumenjve, në male apo dhe pranë fshatrave të banuara gjenden varre të humbura të përdorura nga sigurimi i shtetit e policia e kohës komuniste për pushkatimin dhe më pas varrosjen e kundërshtarëve politikë. Kjo praktikë nisi që në vitet e para të vendosjes së diktaturës komuniste dhe u përdor deri në fund të saj duke shënuar të paktën 35 varre masive dhe mbi 6 mijë të zhdukur, të pushkatuar nga regjimi i kohës ose të vdekurit në burgje e kampet e internimit. Por shifrat zyrtare të mësipërmeve që kanë dalë nga institucionet përkatëse mund të jenë shumë më të larta.Shpresa për t’i gjetur këta njerëz të zhdukur me forcëështë e vakët edhe pse në Tiranë prej disa vitesh është ngritur zyra e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), një organizatë që ka ndihmuar në gjetjen e të paktën 70 përqind të personave të zhdukur nga luftërat në Ballkan pas vitit ‘90. Në ditën ndërkombëtare tëtë zhdukurve, 30 Gusht, Mapo intervistoi zotin Luigj Ndou, kreu i Marrëdhënieve me Qeveritë për Shqipërinë dhe Kosovën pranë ICMP-së për të mësuar më shumë se si po shkon marrëveshja e kësaj organizate me qeverinë shqiptare dhe a ka ndonjë hap para për realizimin e zhvarrimeve e gjetjen e të zhdukurve. ICMP është e varur nga vullneti i institucioneve shqiptare, kryesisht të prokurorisë që nxjerr urdhëresat përkatëse për të kryer zhvarrimet.Aktualisht ICMP është përqendruar në zbatimin e pilot-projektit të BE-së në lidhje me dy lokacione specifike, Dajt dhe Ballsh.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Continue Reading

Kosovë

Rama: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim, BE-ja po turpërohet karshi saj

Published

on

By

Rama: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim, BE-ja po turpërohet karshi saj

Kryeministri Edi Rama në një editorial për Politico.eu thotë se BE -ja po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa thekson se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE -ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor.

Rama ka shtuar se Bashkimi Evropian po turpërohet karshi Kosovës, duke mos ju dhënë liberalizimin e vizave.

“BE -ja duhet të pranojë se po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme e kolateralit, Bullgaria. E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së”, ka deklaruar Rama.

Rama më tej ka shtuar se tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian.

“BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe të njëjtat deklarata përsëriten. Por, mund të jetë ende viti 2003. Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tutje bëri të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE.

Continue Reading

Lajme

Basha sulmon Berishën: S’ka fuqi të mbledh organet, nuk lejoj bunkerizim në PD

Published

on

Lulzim Basha e la mbrojtjen përmes heshtjes ndaj akuzave të paraardhësit, dhe sulmoi ashpër Sali Berishën, duke e paralajmëruar se firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar s’kanë pikën e vlerës.

Basha për herë të parë shpalosi pikëpamjen e tij duke dhënë motivin e aksionin politik të Sali Berishës përmes Foltores.

Kryetari i PD Basha tha se shumica qeverisë nuk do t’ja dali dot të bllokojë komisionin hetimor parlamentar për Francesko Beketin duke u fshehur pas konfidencialitetit. Gazment Bardhi paralajmëruar dorëzimin të hënën në Gjykatën Kushtetuese të kërkesën për shfuqizimin e vendimit të kuvendit në bllokimin e këtij komisioni.

Continue Reading

Lajme

Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Published

on

Biznesmeni Nazim Çangu është sulmuar lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të së dielës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç., shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /TCH/

Continue Reading

Aktuale