Connect with us

Sport

Jerome Boateng tek Juventusi, kalim i mundshëm

Published

on

Informacione interesante po vijnë nga Gjermania. Jerome Boateng nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit.

Boateng madje ka munguar edhe në fotografinë zyrtare të ekipit bavarez.

Ky fakt shton akoma më shumë zërat për një largim të mundshëm të tij, përcjell in7.

Sipas Bild, kampioni italian Juventus është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Bayern, për ta transferuar mbrojtësin gjerman.

Juventus dhe Bayern kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes veti dhe një marrëveshje e tillë është e pritshme./in7.tv/

Continue Reading

Sport

Lewandowski ka në zemër Real Madridin

Published

on

Ylli polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski mësohet se ka në zemër skuadrën e Real Madridit.

Kantrata e sulmuesit përfundon në vitin 2023 me “bavarezët” dhe disa klube të tjera të mëdha janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Klubet angleze si Chelsea dhe Manchester City shiheshin si favorit për transferimin e polakut, por tani ka një skuadër tjetër në horizont.

Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski e ka zemrën e tij të vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se është i gatshëm të refuzojë edhe ofertat më të mëdha dhe ta ulë pagën e tij për t’u transferuar te gjigantët spanjollë.

Ndryshe, Lewa ka qenë në të kaluarën disa herë i kërkuar nga Los Blancos, por së fundmi fokusi i klubit mbretëror ka kaluar te Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Continue Reading

Sport

Klopp: Salah më i mirë se Messi e Ronaldo

Published

on

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira për Mohamed Salahun pas fitores 5:0 ndaj Watfordit.

Për trajnerin gjerman, Salahu aktualisht është lojtari më i mirë në botë.

“Për mua ai është më i miri. Ai është me siguri një nga më të mirët në botë. E shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua. Në formë të mirë janë duke kaluar edhe Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por për momentin Salah është në krye të kësaj liste”, deklaroi Klopp.

Salah në sezonin e ri me Liverpoolin, në 10 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Continue Reading

Sport

Armando Broja hyn në histori të Southamptonit me golin e realizuar

Published

on

Southamptoni ka arritur të fitojë sfidën ndaj Leedsit me golin e vetëm të realizuar nga shqiptari, Armando Broja.

Armando Broja i solli fitoren e parë Southamptonit në Premier Ligë këtë sezon, pasi klubi ku është huazuar gjendej në një ecuri prej shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore.Broja me golin e sotëm tashmë ka hyrë në histori të klubit të Southamptonit.

Në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja është bërë lojtari më i ri që shënon në startin e tij të parë në Premier Ligë për Southamptonin ndonjëherë.

Sigurisht pas këtij goli, Broja shpreson që të marrë më shumë minuta, për t’i dëshmuar kualitetet e tij që ka.

Goli i Brojas: VIDEO /Lajmi.net

Continue Reading

Aktuale