Connect with us

Komente

Ilire Dauti: Përmbledhjet e detyrave nga Matematika nuk janë në Gjuhën Shqipe

Published

on

Shkruan, Ilire DAUTI – Anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët

Programet e Qeverisë që propagandohen që nga viti 2001 sikurse edhe ky i fundit “Për vetëdijësimin e qytetarëve për perdorimin e gjuhëve”, duhet të fillojnë nga ministrat shqiptar të qeverisë që në emër të gjuhës shqipe dhe qytetarëve shqiptar ngrohin kolltuqet e ministrive përkatëse.
Ata reflektojnë pamëshirshëm mos respektin për gjuhën e vet, mos interesimin dhe pa aftesinë edhe tek ata që më së paku janë fajtor-NXËNËSIT.

Edhe këtë vit shkollor nxënësit dhe prindërit e tyre ndihet të fyer kur shohin që përmbledhje detyrash e ushtrimesh që ofrojnë mundësi për avancim njohurishë ofrohen vetëm në gjuhën maqedone, sikurse edhe ato nga matematika që janë shumë të nevojshme të jenë edhe ne gjuhën shqipe. Mundësinë për permbledhje të këtilla me detyra që pershtaten me programin mësimor nxënësit shqiptar edhe më tej nuk e kan!!!

Mos doni të thoni që as atyre nuk do ju duhet matematika për tu bërë ministra, siç nuk ju desht as juve, sepse zgjodhët rrugë tjera për tu kualifikur!

Mos luani rolin e djallit në ëndrat e padjallëzuara të fëmijëve. Reflektoni më shumë respekt për gjuhën në emër të së cilës thirreni, sepse me qasje të tilla diskriminuese po i trajnoni fëmijët tanë që në fëmijëri, pabarazinë dhe diskriminimin ta pranojnë natyrshëm dhe të kënaqen me aq sa, dikush ndoshta iu buzëqeshi shqip.

Në mos gjë tjeter, një përgjigje megallomane dhe pa permbajtje të arsyeshme të stilit tuaj ndoshta edhe mund ta jepni. Përse nxënësit shqiptar nuk e kan të drejtën që përmbledhjet e detyrave nga matematika ti kenë në gjuhën amtare?

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale