Connect with us

Kosovë

A e dini se edhe nga Maqedonia mund të votoni për zgjedhjet në Kosovë? Nënshtetësia nuk është kusht

Published

on

Mesazhi në vazhdim është publikuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lexojeni të plotë.

Regjistrohu dhe voto nga Maqedonia e Veriut tani nëse je me prejardhje nga Kosova

Në kuadër të fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova” sot po bëjmë publik një fakt që nuk u është treguar shqiptarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë një dokument që vërteton se janë me prejardhje nga Kosova, ose që kanë një prind me prejardhje nga Kosova, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë, edhe pa qenë shtetas. Ligjin që e mundëson realizimin e kësaj të drejte, Republika e Kosovës e ka miratuar kohë më parë për t’i dhënë të drejtën serbëve që janë larguar nga Kosova që të bëhen pjesë e proceseve të votimeve në Kosovë. Në çdo proces zgjedhor në Kosovë institucionet e Serbisë koordinohen që të çojnë në Kosovë me dhjetra mijëra vota me postë nga Serbia të atyre serbëve që nuk e kanë shtetësinë e Kosovës, por që dëshmojnë se janë me prejardhje nga Kosova. Mirëpo, edhe pse nuk është bërë publike më parë, e njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë sot në Maqedoninë e Veriut. Çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka një prind që ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka një prind që ka shtetësinë e Kosovës, ka të drejtën e votës në Kosovë.

Për ta ushtruar të drejtën e votës, shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duhet të bëjnë menjëherë regjistrimin deri në datën 10 shtator 2019. Procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë, dhe për më tepër, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë ka hapur një qendër thirrjesh për të lehtësuar procesin duke iu përgjigjur pyetjeve të të gjithë qytetarëve që duan të regjistrohen. Thirrjet mund të bëhen nga Maqedonia e Veriut direkt me telefon ose edhe me Viber, apo WhatsApp, në numrat e telefonit:

+383 45 953 181
+383 45 953 186
+383 49 223 563
+383 49 633 904.

Telefononi menjëherë për t’u sqaruar mbi procedurat e regjistrimit. Për më shumë informacion mund të vizitoni direkt edhe faqen e internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/

Theksojmë se qytetarët mund ta bëjnë regjistrimin dhe pastaj të votojnë me postë edhe pa qenë shtetas të Kosovës. Ata që janë shtetas të Kosovës është shumë e rëndësishme të udhëtojnë në Kosovë për të votuar në datën 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata që nuk janë shtetas të Kosovës, por vërtetojnë prejardhjen nga Kosova, duhet të regjistrohen deri në datën 10 shtator për të votuar më tej me postë. Në vijim janë dy rastet e mënyrës së vërtetimit të prejardhjes nga Kosova për ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut:

1. Nëse një qytetar ka lindur në Kosovë, por nuk ka shtetësinë e Kosovës, mund ta vërtetojë prejardhjen nga Kosova duke dorëzuar në internet një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi (certifikatë lindjeje, pasaportë të Ish Jugosllavisë ose UNMIK-ut, letërnjoftim të ish Jugosllavisë ose UNMIKU-t, apo edhe dokumente të tjerë). Ky dokument i Kosovës duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Maqedonisë së Veriut (letërnjoftimi, pasaporta, ose patenta e shoferit).

2. Nësë një qytetar që jeton në Maqedoninë e Veriut, nuk ka lindur vetë në Kosovë, por ka një prind me prejadhje nga Kosova, apo me shtetësi të Kosovës, atëherë duhet të regjistrohet përmes internetit me një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi të prindit (certifikatë lindje, pasaportë të Ish Jugosllavisë, UNMIK-ut, ose Republikës së Kosovës, apo një letërnjoftim të ish Jugosllavisë, ose UNMIKU-t, apo të Republikës së Kosovës, por edhe dokumente të tjerë). Ky dokument nga Kosova duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Maqedonisë së Veriut (letërnjoftimi ose pasaporta, ose patenta e shoferit) si dhe një kopje (fotografi) e certifikatës familjare të qytetarit që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe ka prindin me prejardhje nga Kosova.

Regjistrohuni sa më shpejtë të jetë e mundur. Telefononi për më shumë informacion e për ndihmë. Nënvizojmë se afati i fundit i regjistrimit është data 10 shtator. Të bashkuar do ta fillojmë ndryshimin e madh për shqiptarët me fitoren në këto zgjedhje në Kosovë.

Votimi Përmes Postës

Continue Reading

Kosovë

‘Shpërthen’ analisti: Familja Jashari u tradhtua për herë të dytë nga njerëzit e njëjtë

Published

on

Në zgjedhjet e së dieles, Bekim Jashari nuk arriti të dal fitues, ku përballë kishte Fadil Nurën e PDK-së, i cili e zëvëndësoi Sami Lushtakun, të cilit nuk iu lejua kandidimi pas problemeve me ligjin.

E kur ka përfunduar tashmë edhe numërimi i votave, Jashari ka shkruar se ai humbi pas manipulimeve me vota.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dinë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë”, ka shkruar Bekim Jashari.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se familja Jashari u tradhtua edhe njëherë nga personat e njëjtë.

“Fatkeqësisht familja Jashari u tradhëtua për herë të dytë, nga po të njejtit njerëz dhe për interesa po të njejta: pushtetin”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, kryetari i vërtetë i Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku.

“Fadil Nura është kryetar kukull, kryetari i vërtetë është Sami Lushtaku.Tenderet për Samiun dhe njerëzit e tij do të jenë të padiskutueshëm, me Drenicën që si kurrë më parë duhet të ndjehet e turpëruar. Samiu fitoi për tenderët e munguar për katër vite, përballë dinjiitetit dhe lavidisë fitoi turpi dhe lakmia”, shprehet Mehmeti.

“Drenicakët s’kanë të drejtë të thirrën në emër të familjes Jashari, s’kanë të drejtë as të viziotojnë varrezat e tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Continue Reading

Kosovë

Raporti i Progresit – Kurti thotë se kanë marrë vlerësim pozitiv: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Published

on

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha se në raport thuhet se Kosova ka shënuar progres, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri i vendit tha se Kosova ka arritur progres me qeverisjen e tij në shtet ndërtimin dhe krijimin e institucioneve.

“Në rrjedhën e sqarimit të ambasadorit Szunyoug unë do të flas për periudhën e qeverisjes tonë ku shënuam shumë progres. Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”.

Tutje Kurti përmendi shkatërrimin e grupeve kriminale, menaxhimin e pandemisë dhe ekonomia, që ai i quan suksese të Qeverisë.

“Nga 23 marsi kur edhe kemi marrë detyrën kemi shkatërruar 29 grupe kriminale, një rezultat që dallon nga fillimi i fushës, po ashtu edhe në menaxhimin me Covid-19 kemi pasur pak raste dhe vetëm një të vdekur në këto ditë, duke mbetur vendi i parë në rajon sa i përket procesit të vaksinimit. Janë rritur eksportet dhe numri i punëtorëve është rritur po ashtu. Edhe në fushën e administratës publike kemi racionalizuar katër agjenci”.

“Kemi hequr homologimin e veturave dhe demopolizimin e terminaleve doganore, që nga viti i ardhshëm do të bëhet në nivel vendi. Kemi marrë vendime edhe për shtesat e lehonave dhe arsimi i lartë të jetë pa pagesë. Së bashku do ecim përpara me një partneritet të përbashkët edhe me BE-në”, tha Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë me Vuçiqin, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel.

Continue Reading

Kosovë

Kosovarët, me më së shumti pasaporta zvicerane pas shtetasve të BE-së

Published

on

Në fund të vitit 2020 në kantonin e Lucernit jetonin 79,215 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2333 të huaj të tjerë, jo të përhershëm.

Sipas Zyrës Kantonale të Statistikës Lustat, shkalla e pranisë së të huajve është 19 për qind, që është shumë nën mesataren zvicerane (25.5 për qind), shkruan Luzerner Zeitung

Që nga viti 1990, numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në kanton është më shumë se dyfishuar (79,215 persona) (+ 42,681 persona).Përqindja e të huajve është rritur nga 11.3 në 19.0 përqind në të njëjtën periudhë dhe kështu është ende shumë nën mesataren zvicerane. Kjo e fundit është rritur nga 16.7 në 25.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, në kantonin e Lucernit janë natyralizuar 1,186 të huaj, 34 më shumë se një vit më parë. Sipas Lustat, qytetarët nga Bashkimi Evropian janë natyralizuar më shpesh (EU27: 560 persona), shumica prej tyre gjermanë (335 persona) dhe italianë (70 persona). Krahasimisht shpesh, ose më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona).

Grupi më i madh i të huajve vjen nga Gjermania

82.3 për qind e të gjithë të huajve që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga Evropa. 57.2 për qind e këtyre vijnë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE27).

Sipas kombësisë, 14,267 qytetarët gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh (18.0 për qind), të ndjekur nga njerëzit nga Italia (10.6 për qind), Kosova (10.2 për qind), Portugalia (9.5 për qind) dhe Serbia (4.8 për qind). Në përgjithësi, të huajt që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga 168 vende të ndryshme.

Sipas Lustat, përqindja e të huajve ndryshon shumë nga rajoni në rajon. Shpesh ajo është më e lartë në rajonet urbane sesa në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Me një shkallë prej 36.0 për qind, komuna Emmen ka pjesën më të lartë të të huajve në kantonin e Lucernit.

Përqindja më e ulët e të huajve është në komunën Romoos me 3.0 përqind.

Continue Reading

Aktuale