Connect with us

Lajme

Sot në Kuvend vazhdon debati për ministrat e rinj

Published

on

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme do të vazhdojë debatin në lidhje me ministrat dhe zëvendësministrat e rinj, të propozuar nga Kryeministri, Zoran Zaev.

Seanca do të vazhdojë prej orës 12, ndërsa debati i nxehtë i lënë përgjysmë gjatë ditës së djeshme, pritet të vazhdojë edhe në ditën e sotme, përcjell in7.

Deputetët e opozitës, akuzuan Qeverinë se po ia le njërin nga pozicionet më të rëndësishme në shtet, një personi pa përvojë dhe të ri në moshë. Nina Angellovska për VMRO-DPMNE-në, nuk ka kapacitete për ti vënë në vijë punët në Ministrinë e Financave.

Për diskutim janë paraqitur numri më i madh i deputetëve të opozitës maqedonase, ndërsa nga opozita shqiptare është paraqitur për diskutim Syrija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët.

Përveç Nina Angellovskës së propozuar për kreun e Financave, para deputetëve janë edhe emrat e Hisen Xhemailit për Ministrinë për rregullimin e klimës investuese për kompanitë vendase dhe tre zëvendësministra.

Për zëvendësministër në Ekonomi është propozuar Kiril Kolemishevski, për Arsim dhe Shkencë, Elizabeta Naumovska, ndërsa në Ministrinë e re për Sistem Politik, si zëvendës i Sadulla Durakut është propozuar, Nexhat Mehmedoviq, përcjell in7.

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe propozimi për zëvendëguvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë pozitë, si kandidat i vetëm është zëvendësguvernatori aktual, Fadil Bajrami. Bajrami sapo ka përfunduar mandatin e dytë radhazi në BPRM./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale