Connect with us

Lajme

Vetingun në Maqedoninë e Veriut fillon në dhjetor!?

Published

on

Sipas burimeve të partisë politike në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), lideri i Zoran Zaev ka kërkuar që në muajin dhjetor të shqyrtohet nga socialdemokratët mundësia e zbatimit të procesit të Vetingut.

Muaji dhjetor si opsion ka ardhur për shkak se, Zaevi ka refuzuar të japë instruksione te socialdemokratët për propozim – Ligjin për Veting të Bashkimit Demokratik për Integrim, edhe pasi që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ia ka sqaruara qëllimin e Ligjit.

Nuk bëhet e ditur se çfarë përmban Ligji, por sipas burimeve, Zaevi ka insistuar që kjo temë të hapet pasi të përfundojë Samiti i NATO-s dhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, për shkak se nëse ndodh para tyre, shteti mund të futet “në rrezik institucional”.

Continue Reading

Lajme

Dashtevski: Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint

Published

on

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Lajme

KSHZ: Nga 1.325 vendvotime, jehona e votuesve deri në ora 09:30 është 3,28 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve deri në ora 09:30 ka marrë informacione nga vetëm 1.325 vendvotime, prej gjithsej 3.480 vendvotimeve, përcjell Alsat. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se gjithsej kanë votuar mbi 23 mijë qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i atyre që kanë votuat në vendvotime, për të cilët kanë ardhur të dhëna janë 23.468, përqindja e votuesve është 3,28 për qind”, deklaroi Dashtevski.

Continue Reading

Aktuale