Connect with us

Komente

Oferta e Albin Kurtit për LDKnë dhe Mustafën

Published

on

Letra e plotë, të cilën kreu i Vetëvendosjes ia ka drejtuar Krzetarit të LDKsë, Isa Mustafa. Kurti tregon arsyet se përse duhet të bashkëpunojnë si dhe ofertën se si duhet të lidhet ky bashkëpunim, para zgjedhjeve të 6 Tetorit.

 

I nderuari Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa,

E di që ne pajtohemi se Kosova është shtet i dobët sepse është shtet i kapur.

Sot, çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, është nevojë jetike dhe urgjente për Kosovën si dhe pritja themelore e qytetarëve të Republikës. Po ashtu, sjellja e investimeve në ekonomi, zhvillimi që rrit punësimin, nuk janë të mundura pa çlirimin e prokurorisë dhe gjyqësorit nga Klani Pronto.

Sot, koalicioni parazgjedhor i dy subjekteve tona është ajo që dëshirojnë dhe shpresojnë qytetarët tanë. Në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit 2017, LAA fitoi 29 deputetë kurse LVV 32 deputetë. Ne atëherë i kishim së bashku 61 deputetë. Dalja e AKR-së nga LAA atëbotë e formoi qeverinë e PAN-it. Po u bëmë ne bashkë, efekti i sinergjisë është i garantuar dhe do të mund t’i arrinim 70 deputetë nga zgjedhjet reja dhe qeverisje stabile.

Në ofertën time të tetorit 2018, nuk jeni përgjigjur, mirëpo, ndërkohë kemi pasur takime e komunikime të rregullta e konstruktive. Bashkëpunimi opozitar LVV-LDK ka qenë faktor i rëndësishëm, mbase vendimtar, i shpëtimit të Kosovës nga pazaret territoriale me Serbinë. Hapat e bashkërenduar opozitar duhet t’i avansojmë në projekt të përbashkët për qeverisje të mirë.

I ngelur pa përgjigje për ofertën time të kahmotshme për bashkëqeverisje me LDK-në, vendimin e kryesisë së LDK-së për kandidatin e partisë suaj për kryeministër e mësova nga mediet. Takimet tona kanë qenë partneritet vleror. Kjo u ndryshua me fakte të njëanshme partiake që neve na u hodhën fytyrës.

Ne nuk mund t’ju nënshtrohemi vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të një partie tjetër. Ne jemi Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kushtëzimet për kandidatin për kryeministër nuk mund t’i pranojmë.

Mirëpo, sot, duke pasur parasysh shansin unik për të hapur një kapitull të ri për shtetin tonë, ne propozojmë një alternativë të re për koalicion tonë. Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota.

Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit.

Sot, le ta bëjmë këtë marrëveshje politike parimore e le ta dorëzojmë bashkë në KQZ. Në ditët në vijim e formojmë listën e plotë të kandidatëve dhe platformën tonë qeverisëse. Lista të jetë e baraspeshuar midis dy subjekteve ndërsa sipas numrit të deputetëve të fituar marrim përgjegjësitë në ekzekutivin e ardhshëm.

Dallimet që kemi janë të vogla përballë sfidave që na presin.

Duke shpresuar në përgjigjen tuaj pozitive, pranoni përshëndetjet tona.

Me nderime,

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 30 gusht 2019

Continue Reading

Komente

Arianit Xhaferi i përgjigjet Albert Musliut: Ja si t’ia bëjmë 1000 euro pagat arsimtarëve

Published

on

Aktivisti i njohur nga Tetova, Arianit Xhaferi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur analistit Albert Musliu i cili gjatë një debati televiziv tha se arsimtarëve duhet tu rriten pagat deri në 1000 euro, por shteti s’mund t’i sigurojë këto mjete.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Xhaferit.

Albert Musliu: Unë them tu bëjmë 1000 euro rrogat arsimtarëve, mirëpo PREJ NGA DO I MERR SHTETI ATO PARA?

Shumë e thjeshtë.
E para: nuk vjedhin aq sa vjedhin tani, dmth e reduktojnë vjedhjen për 90% se përsëri i bie të vjedhin majftueshëm.
E dyta: i heqin nga lista e pagesave të gjithë gazetarët, analistët, ekspertët të cilët marrin miliona çdo vit, jo për t’i gjetur zgjidhje problemeve, por për t’i lavdëruar politikat e qeverisë, për t’i amortizuar reagimet, për t’a relativizuar gjendjen.
E treta: nuk i ndërrojnë veturat zyrtare çdo vit, por i përdorin të njëjtat për një kohë më të gjatë.
E katërta: i heqin të gjitha privilegjet ekstra të funksionarëve publikë, duke përfshirë veturën zyrtare, shoferin, rojet, naftën e veturës, pagesat rrugore, reprezentacionet, hotelet me pesë yje, shfalerkat.
E pesta: duke ulur numrin e administratorëve publikë (lexo: votues me pagesë), dhe duke alokuar rrogat e tyre në zhvillimin e arsimit.

Ka dhe mënyra tjera, po ja pesë hapa shumë të thjeshtë për të rritur pagat në arsim dhe për ta shpëtuar vendin nga gjeneratat që ky sistem aktualisht prodhon.

Continue Reading

Komente

Demiri: Me 120.000 eurot e festës së BDI-së mund të mbahen 40 familje për 1 vit

Published

on

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa, ka reaguar për festën e BDI-së në nder të 20 vjetorit të themelimit, monitor.mk. Demiri ka bërë një bilancë, ku sipas tij kjo festë do të kushtojë rreth 120mije euro, ku me këto para mund të mbahen 40 familje për 1 vit.

Continue Reading

Komente

“Sela takohet me Ahmetin”, reagon Ilire Dauti: Nuk mund të mbuloni të vërtetën e pastër me foto të rrejshme!

Published

on

Deputetja e ASH-së, Ilirie Dauti, ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku supozohej se kryetari i ASH, Ziadin Sela, ishte takuar me Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dauti shkruan se fotoja e pubikuar ditën e sotme është një sulm, për ta lënë në hije intervistën dhe deklaratat e forta të bëra mbrëmjen e djeshme nga Sela në Tv21.

Sipas Dautit me foto të rrejshme nuk mund të mbulohet e vërteta e pastër, mirëpo BDI nuk e di se çfarë është besnikëria.

“E kuptojmë dëshirën dhe nevojën e disa oponentëve për të “bërë foto” me kryetarin tonë, z. Ziadin Sela, veçanërisht pas paraqitjes së shkëlqyeshme në debatin e mbrëmshëm. Por, fotot e rrejshme nuk mund të mbulojnë të vërtetën e pastër.

P.S. Madje ku din BDI- ja çka është besnikëria!”, shkruan Dauti.

Continue Reading

Aktuale