Connect with us

Lajme

Nis hapja e procedurës për shkarkimin e Janevës

Published

on

Këshilli i Prokurorëve Publikë njëzëri vendosi se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Këshilli do të përgatisë raport që do të dorëzohet deri tek Kuvendi i cili më tutje duhet ta vazhdojë procedurën për shkarkimin e Janevës.

“Këshilli, pasi të gjithë anëtarët dhanë analiza për situatën për shkrimet për krimin e organizuar i cili ka të bëjë me veprimin e prokurores Janeva në lëndën ‘Perandoria’ të PSP, njëzëri vendosi se janë plotësuar kushtet që të fillojë procedura për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva. Që të bëhet një gjë e tillë, Këshilli duhet të përgatisë raport me gjendjen e konfirmuar faktike dhe ta dorëzojë deri tek Kuvendi”, deklaroi dje pas seancës kryetari i Këshillit të PP-së, Kole Shterjev. Shtoi se në pajtim me kompetencat e tija, Kuvendi edhe më tej do ta vazhdojë procedurën.

Shterjev tha se pasi janë të limituar për të nxjerrë të dhëna, emra, mbiemra, Raporti do të përmbajë përmbledhje e cila, siç tha, do t’i pasqyrojë një pjesë të deklaratave të cilat sipas tyre janë të rëndësishme që Kuvendi të ketë para vetes fakte të konfirmuara, që të mund më tej të vendos dhe të propozojë deri tek Këshilli shkarkimin e Janevës. “Do të thotë se do të përmbajë të dhëna të mjaftueshme, të cilat ligji i kërkon që të mund të veprojë Kuvendi”, ka thënë Shterjev. Shtoi se punohet në faza, Këshilli tani e fillon procedurën, Kuvendi duhet të shkojë me propozim deri tek Kuvendi, ku më pas vjen procedura për shkarkim.

Kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve Ilija Dimovski dje deklaroi se në Kuvend ende nuk ka arritur raporti i Këshillit të prokurorëve publikë.

Gjatë ditës së djeshme Dimovski ka filluar konsultime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me një pjesë të koordinuesve të grupeve të deputetëve. Procedura, siç tha, është e ndërlikuar, është e nevojshme të sigurohet harmonizim nga partitë politike, Komisioni ta sjell konkludimin, praktikisht Komisioni duhet të propozojë shkarkimin e prokurores speciale publike dhe më pas të caktohet seancë e Kuvendit për shkarkimin e Janevës nga funksioni i prokurorit speciale publik.

Në ndërkohë në Kuvend vijon procedura për Propozim ligjin për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së.

Komisioni parlamentar për çështje evropiane ka miratuar dhjetë nga 51 amendamentet e propozuara të ligjit. VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila është kundër ligjit të propozuar gjithsej ka propozuar 14 amendamente të ligjit për prokurori, nga të cilat dje janë miratuar 4.

Komisioni për çështje evropiane do të vazhdojë ,me debat për amendamentet, i cili mund të zgjasë dy ditë pune. Kuvendi të martën vendosi që Propozim ligji për prokurori publike të sillet me procedurë të shkurtuar. Ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar se nëse nuk sigurohet dy të tretat e shumicës, atëherë në opsion janë zgjidhje tjera, ndërsa një prej tyre janë ndryshimet në Ligjin për Këshillin e prokurorëve publik e cila sillet me 61 vota.

Me propozim-ligjin për PP-në parashikohet që Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe që rezultojnë nga përmbajtja e ndjekja e paautorizuar e komunikimeve, gjegjësisht PSP-ja dhe Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të bashkohen në një Prokurori Publike, që do ta mbajë emrin Prokurori Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Kompetencat e PSP-së dhe të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të kalojnë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e cila do të vazhdojë të drejtojë procedurat e filluara në fazën në të cilën janë ndërmarrë. Më tutje, sipas tekstit të propozuar të ligjit, prokurori aktual publik i Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskoska është propozuar që të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj si prokurore publike e Prokurorisë Publike për krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë deri në përfundim të mandatit të saj, për të cilin është zgjedhur.

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale