Connect with us

Lajme

Lajm i keq për popullsinë botërore/ RMV do të humbasë gjysëm milioni të popullsisë

Published

on

Deri në vitin 2050, Nigeria do të jetë më e madhe se Shtetet e Bashkuara dhe vendi i tretë më i populluar në planet. Nigeria nuk është i vetmi vend, popullsia e të cilit do të rritet në dekadat e ardhshme. Sipas vlerësimeve të KB, kombet e Afrikës Perëndimore do të numërojnë rreth 300 milion më shumë, ndërsa kontinenti Evropian do të përballet me një valë të madhe të depopulimit, shkruan in7.

Sipas raportit të “Prospektet e Popullsisë Botërore”, pranë KB-së, deri në vitin 2050 planeti do të banohet nga 9.8 miliardë njerëz, ku gjysma e rritjes së popullsisë do të ndodhë në Afrikë. Në listën e vendeve që popullsia pritet që të rritet më shpejtë janë Nigeria, Kongo, Etiopia, Tanzania dhe Uganda.

Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në nëntë vende: Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Etiopi, Tanzani, Uganda dhe Indonezi.

Pavarësisht rritjes së popullsisë në Afrikë, jetëgjatësia në vendet e varfra është më e ulët, dhe pritet që në vitin 2050 të shkojë nga 72 deri në 77 vjeç.

Shumë vende po vuajnë nga mbipopullimi, dhe do të vuajnë sërish në të ardhmen. Këto kushte kontribuojnë në probleme shoqërore dhe mjedisore, që nga ndotja e deri te kequshqyerja, pabarazia dhe shpërndarja e shpejtë e sëmundjeve.

Por pavarësisht rritjes së shpejtë, popullsia e botës gjithashtu po plaket shumë shpejt. Një tjetër rekord që u arrit në vitin 2018 ishte se njerëzit më të vjetër se 65 vjeç për herë të parë u bënë më të shumtë në numër se njerëzit nën 5 vjeç.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e kontinentit Evropian pret një rënie t të popullsisë, e kjo ka të bëjë në veçanti me rajonin tonë, shkruan in7.

Sipas të dhënave rënie të popullsisë deri në vitin 2015 pritet të ketë në 51 vende, ku më së shumti ulje të popullsisë, deri më 15 %, do të ketë në këto vende: Bullgari, Kroaci, Letoni, Lituani, Poloni, Moldavi, Rumani, Serbi, Ukrainën…
Sipas parashikimeve deri në vitin 2100, Serbia do të humbasë më shumë se tre milion qytetarë, por edhe Kroacinë e pret fat i njëjtë. Edhe Shqipëria mendohet të ketë rënie të popullsia në mënyrë dramatike, deri në 1 milion banorë.

Mali i Zi do të bjerë në 629,000 banorë, sa ka tani, në 449,000 deri në fund të shekullit. Deri në fund të shekullit, Sllovenia do të humbasë rreth 200,000 banorë, kurse Maqedonia e Veriut më shumë se gjysmë milion./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale