Connect with us

Lajme

Kush është dorasi i vertetë i plagosjes së dy të rinjëve në Tetovë?!

Published

on

Prokuroria Publike ka intensifikuar hetimet lidhur me rastin në Reçicë të Vogël në Tetovë, ku para një muaji nga të shtënat pësuan dy të rinj, njofton Alsat-M, duke u thirrur në një prononcim të organeve hetimore, por pa komentuar deklaratën e djeshme të Jusuf Bilallit, prindit të njërit nga të plagosurit.

Siç mësohet, prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Brendshme përshpejtimin e procedurës së ekspertizës ligjorë të armëve të konfiskuara në vendin e ngjarjes.

Jo zyrtarisht mësohet se një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e cila i takon djalit të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi, janë marrë në ekspertizë së bashku me një pistoletë të një tjetër njeriu që ka qenë prezent në dasmë. Organet e ndjekjes janë edhe në kërkim edhe të gëzhojave, që nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, deputeti BDI-së, Ademi nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit Alsat për të komentuar deklaratën e Jusuf Bilallit i cili fajëson atë, me emër dhe mbiemër si doras i plagosjes.

“Deputeti i ka ra revoles në tavolinë, edhe unë e kam parë se e ka goditur djalin e tij, edhe unë si mjek kam vrapu që t’i ndihmo djalit të atij, kur kam arritur aty, ska pasur as tre hapa, kur arrita tek djali i Xhevat Ademit, djali im më tha, o babi, mua më vranë”, ka thënë dje Jusuf Bilalli.

Para prononcimit të Bilallit, Xhevat Ademi, hodhi poshtë të gjitha akuzat që i bëhen, duke mohuar që të ketë gjuajtur natën kur u plagosën dy të rinjë.

“Është e vërtetë se unë dhe familja ime kemi qenë pjesëmarrës në këtë aheng familjar ku dhjetëra persona në mënyrë të pahijshme kanë gjuajtur me armë zjarri, por nuk është aspak e vërtetë se kam gjuajtur edhe unë…”ka thënë Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Organet e ndjekjes deri tani kanë kryer ekspertizë me parafinë në disa persona, përfshirë këtu edhe deputetin e BDI-së Xhevat Ademi.

Ky i fundit deri tani nuk është bastisur e as që është kontrolluar nëse posedon apo jo pistoletë tjetër përveç atyre që janë dorëzuar për ekspertizë.

Prokuroria nga SBP-Tetovë ka kërkuar që të merren në pyetje së paku 10 dëshmitarë, të cilët e kanë parë ngjarjen kur ka ndodhur. Dy të plagosurit, tani më janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Siç mësohet edhe i plagosuri që ka qenë në gjendje më kritike, ka dhënë dëshmi për policinë në lidhje me rastin.

 

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale