Connect with us

Lajme

Cili është plani B i LSDM-së për miratimin e Ligjit për Prokurorinë?!

Published

on

Nga partia qeverisëse, LSDM, kanë paralajmëruar edhe një plan B, në rast dështimi të miratimit të Ligjit për Prokurori Publike deri më 15 shtator 2019, e ky plan sipas pozitës, është njëfarë Përzhino 3, transmeton in7.

Kështu sipas burimeve nga LSDM-ja, Plani B që është përmendur nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk nënkupton ndonjë plan konkret, por dërgon alarmin se nuk është definuar e ardhmja e Prokurorisë Speciale Publike dhe partitë politike duhet të ulen sërish për të gjetur zgjidhje për të, sepse siç thonë nga atje, ajo duhet të jetë pjesë e sistemit prokurorial.

“Plani B, të cilin e ka përmendur Renata nuk ka pasur ndonjë qëllim për të provokuar opozitën. Zaevi ka dhënë deklaratë, dhe ka sqaruar se plan B nuk ka. Neve nuk na duhet të vijë 15 shtatori dhe ne të mos kemi zgjidhje. Ligji u garanton paga personave që punojnë në atë prokurori, lëndët duhet të vazhdojnë të procesuohen, në të kundërtën ne do të detyrohemi në Marrëveshje të Përzhinos, për t’u ulur këtu ose te Klubi i Deputetëve për të gjetur zgjidhje, sepse, do të duhet të gjendet zgjidhje. Për këtë shkak zgjidhja më e mirë është që Ligji të miratohet me konsensus në Kuvend, por ne besojmë se do të ketë konsensus. Ne nuk kemi ndonjë Plan B. Renata e ka thënë atë se shteti duhet të gjejë zgjidhje, nga shumë arsye. Ja deri më 15 shtator nuk miratohet Ligji për Prokurori Publike dhe me këtë nuk definohet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike. Në të kundërtën, do të duhet të ulen të gjithë liderët partiak, dhe të gjejnë zgjedhje, sepse duhet të gjendet zgjidhje dhe të jepen përgjigje të cilat publiku do t’i parashtrojë më 16 shtator”, thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër, nga atje kanë vlerësuar se seanca e Komisionit për Çështje Evropiane që u mbajt dje në Kuvend dhe pranimi i 10 amendamenteve, kanë dërguar porosinë se, “është bërë përparim në negociata për PSP-në“.

“Grupet e punës do të vazhdojnë me punë, dhe pritshmëritë janë që javën e ardhshme do të përfundojmë me këtë pjesë, ku më 10 shtator është caktuar seancë ku do të miratohet Ligji. Kemi dërguar shpresë se mund të arrihet konsensus”, thanë nga LSDM-ja.

Se do të vazhdojnë me konsultime grupet e punës, ka deklaruar dje edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas burimeve të LSDM-së, amendamentet që u propozuan dje nga VMRO-ja janë kërkesa të tyre, por në Komision do të kalojnë vetëm ato për të cilat janë marrë vesh paraprakisht grupet e punës shumicë-opozitë.

Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka kritkuar mënyrën e zhvillimit të seancës së Komsionit. Deputeti i partisë Aleanca për Shqiptarët, Syrja Rashidi, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, ka thënë se është dëshmi se ka pakt mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Komisionin për Çështje Evropiane, në fakt dëshmon për një pakt mes partive më të mëdha: LSDM, BDI dhe VMRO. Esenca e këtij pakti, e këtij bashkëpunimi është që të shuhet dhe të zhbëhet Prokuroria Speciale dhe bashkë me të të groposet tërë e vërteta e materialeve përgjuese që ishin objekt i diskutimit për PSP-në”, tha Rashidi, duke shtuar se Aleanca mbetet në qëndrimin se PSP-ja duhet të vazhdojë të funksionojë me qëllimin për të cilin është themeluar dhe se për kryeprokuror të jetë një prokuror nga vendet e Bashkimit Evropian.

Përndryshe, dje në seancën e Komisionit për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet integrim i PSP-së në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit dhe riemërim të saj në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, janë propozuar 51 amendamente, prej të cilave 3 janë tërhequr.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale