Connect with us

Lajme

ASH përkrah grevën e punonjësve në sektorin e arsimit (VIDEO)

Published

on

Aleanca për Shqiptarët sot në konferencë për shtyp ka mbështetur vendimin e sindikatës së arsimit që nga e hëna kanë paralajmëruar grevë nëse nuk ka rritje të pagave për 25% të të gjithëve të punësuarëve në këtë dikaster, njofton in7.

Në këtë konferencë për shtyp, të realizuar nga deputetja e ASH-së, Arta Toçi, u shpalos qëndrimi i ASH në lidhje me situatën e vështira në të cilët ndodhet arsimi në Maqedoninë e Veriut.

“Numri i arsimtarëve në RMV, vetëm në shkolla fillore në vitin shkollor 2018/19 ishte 16.290 dhe duke marrë parasysh edhe numrin e arsimtarëve në shkolla të mesme, ky është sektori me numër më të madh të punësuarve. Njerëzit që llogariten si shtylla e shoqërisë janë sjellë në gjendje në të cilën çdo fillim vit shkollor duhet ta përdorin grevën si mekanizëm të vetëm për të prekur në ndërgjegjen e atyre të cilëve kjo iu mungon gjatë tërë vitit. Përgjegjësinë për këtë pozitë të arsimtareve e ka partia e cila vite me radhë udhëheq me këtë dikaster. Nga vitit 2002 e deri sot, ka pasur vetëm ndërrim të ministrave të BDI-se por jo dhe ndryshim të pozitës së arsimtarit. Me këtë rast e përkujtojmë ministrin aktual se nuk mund të kërkojë nga arsimtaret që dita e parë e shkollës të jetë ditë gëzimi për ata që me pagat e tyre kanë harruar kur kanë pasur mundësi ti gëzojnë fëmijët e tyre. Arsimtarët në RMV kanë rrogat më të ulta në rajon dhe sa për ilustrim do të marrim për shembull vetëm disa vende fqinje. Rroga mesatare e arsimtarit në Shqipëri është 477 euro, në Kosove 459 euro, ndërsa në RMV është 365 euro. I sugjerojmë ministrit që në vend të rritjes së pagës për 1000 den. ta beje harmonizimin e pagës së arsimtarit me ato të vendeve të rajonit. Aleanca për Shiptarët, si parti politike e mbështesim grevën e arsimtareve dhe kërkesat e tyre për një pozitë më dinjitoze në shoqëri. Kësaj çështje i kemi kushtuar vëmendje të veçantë në programin e Departamentit të Arsimit të Akademisë Politike të ASH nëpërmjet së cilës jemi zotuar se me të ardhur në pushtet prioriteti ynë do të jetë vendosja e arsimtarit në pozitën e merituar.”, ka thënë sot në konferencën për shtyp deputetja e ASH-së Arta Toçi./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

By

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

 
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
 
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
 
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
 
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje

Published

on

By

Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983

Continue Reading

Lajme

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Published

on

By

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari

Continue Reading

Aktuale