Connect with us

Lajme

A do ta drejtojë Vetëvendosjen në Shqipëri ish ministri i njohur?

Published

on

Koordinatori i shkarkuar politik i Shkodrës synon kryesimin e degës së “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit në Tiranë, mbajti qëndrim kundër planeve SHBA-BE për Kosovën.Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama.

Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit. Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.

Më parë, pasi u shkarkua si ministër, Bushati akuzoi PS si arrogante, duke e ngarkuar me përgjegjësi për bojkotin e Kuvendit dhe djegien e mandateve nga PD-LSI, për llogarinë e tyre politike. Bushati kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, vendim i cili, ashtu siç edhe pritej, u hodh poshtë lehtësisht nga KE.

Por, Bushati tha se “Do të ishte mendjelehtësi të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez”, duke shigjetuar kështu Ramën, në përpjekje për krijimin e një profili të ri në PS.

Po çfarë fshihet pas këtij protagonizmi politik të Ditmir Bushatit, shpeshherë i sforcuar dhe me dy standarde? Burime për Shqiptarja.com kanë sinjalizuar se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga Partia Socialiste.

Por, krahas planit për t’u larguar, Ditmir Bushati pritet t’i bashkohet një projekti të ri politik në Shqipëri. Konkretisht flitet për një plan të mundshëm të Ditmir Bushatit për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri.

Madje duket se Bushati po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë, duke nxitur debate dhe replika artificiale me kryeministrin Edi Rama, për këtë ambicie politike.

Në prill të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë u shtri zyrtarisht edhe në Shqipëri. Dega funksionon deri më tani me një bord drejtues, ndërsa në krye të saj me shumë gjasa pritet të zgjidhet Ditmir Bushati, i cili po distancohet gradualisht nga Partia Socialiste, ndërsa është përpjekur të krijojë terrenin për këtë kapërcim politik, duke e identifikuar veten si kundërshtar të idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalimi i mundshëm tek Vetëvendosja

Ditmir Bushati pritet të përdorë shkarkimin si ministër të Jashtëm si argument shtesë për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka shprehur deri më sot asnjë qëndrim as apo pro dhe as kundra aspekteve të ndryshme të një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Bushati e paraqiti shkarkimin e tij si ndëshkim për qëndrimin kundër një marrëveshjeje të tillë. Ky qëndrim i Bushatit përkon me atë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë/Shqiptarja.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale