Connect with us

Lajme

Spasovski: MV ka vullnet të fortë politik për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar

Published

on

Bota moderne nuk ka dyshim se krimi i organizuar transnacional është një kërcënim real, objektiv, me potencial të jashtëzakonshëm për sigurinë në vend por edhe më gjërë , ka thënë, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në fjalimin e tij i sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën në temë “Krimi i organizuar dhe korrupsioni si kërcënime globale të sigurimit” të organizuar nga ana e Programit alumni të Qendrës evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall” dhe Asociacioni i Alumni të Maqedonisë së Veriut.

Ai poashtu ka potencuar se MV-ja ka vullnet të fuqishëm politik dhe ndërgjegjësim të zhvilluar publik për luftë intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar edhe në këtë kontekst, me mbështetje dhe bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, punojmë në zhvillimin e standardeve efikase juridike dhe krijim të institucioneve të specializuara për shuarjen e këtij lloji të krimit, si dhe për këmbim më të shpejtë dhe më efikas të informacioneve në bazë bilaterale dhe multilaterale

Potencoi se, seria e ndërhyrjeve reformuese që ndërmerren në dy vitet e fundit, duke filluar nga reformat në shërbimet e sigurisë e deri në propozimet normative në sferën e gjyqësisë, kanë për qëllim jo vetëm të na zhvendosin nga pika e vdekur në të cilën shteti ishte për dhjetë vjet, por njëkohësisht të jetë shtytë e fuqishme për vazhdim të mëtutjeshëm të reformave në të gjitha institucionet. .

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale