Connect with us

Kosovë

PSD nuk e mohon mundësinë e koalicionit me LDK-në

Published

on

Nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu, ka deklaruar në ‘RADIO 1’ se koalicioni AAK-PSD do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se Haradinaj do të jetë kryeministër.

Me LDK-në Sejdiu ka thënë se mund të flasin pas zgjedhjeve, në bazë të numrave përderisa ka shtuar se e tërë përpjekja e PSD-së dhe AAK-së është që PDK-në ta çkapin dhe ta lënë në opozitë.

“Ne do jemi koalicioni fitues dhe Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne kemi shkrirë dhe bashkuar shtabet zgjedhore dhe puna po shkon mrekullisht mirë. Me z.Ahmeti dhe z.Haradinaj po punojmë ngushtë dhe do e shihni se do të dalim fitues. Përpjekjet tona janë që PDK-në ta lëmë në opozitë dhe kjo do ndodhi”, tha Sejdiu.

I pyetur rreth mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me LDK-në, Sejdiu ka lënë të hapur një mundësi të tillë pas zgjedhjeve, duke ju referuar deklaratës dhe propozimit të ish-deputetit të AAK-së Gani Dreshaj, i cili tha ditë më parë se “me LDK-në mund ta ndajmë pushtetit pas zgjedhjeve me kushtin se cili do dal i pari me votë Osmani apo Haradinaj, le të bëhet kryeministër”.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Published

on

By

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438.

Continue Reading

Kosovë

Për nëntê muaj, afër 1.400 raste të dhumës në familje në Kosovë

Published

on

By

PËR NËNTË MUAJ, AFËR 1.400 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE NË KOSOVË

Gjatë nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruar si dhunë në familje. Në 445 raste ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente.

Kështu njoftoi të hënën (25 tetor) kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, në konferencën e parë më titull “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha me këtë rast tha se dhuna ndaj grave është bërë sfidë jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

“Ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj gjendje, sikur nuk mund të heshtim as ndaj nevojës për mbështetje me të madhe të viktimave. Shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen, kurse viktimat duhet të rehabilitohen të inkurajohen dhe të mbështeten institucionalisht”, tha Osmani./REL

Continue Reading

Aktuale