Connect with us

Lajme

Nis debati për Ligjin për Prokurorinë

Published

on

Rreth pesëdhjetë amendamente janë dorëzuar ndaj ligjit për prokurori publike që tashmë ndodhet për diskutim në komisionin për çështje evropiane. Dhjetë prej tyre janë miratuara nga ana e deputetëve gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa ato në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me çështje teknike, siç është riemërimi I prokurorisë dhe vendimi për buxhetin që do ta posedojë. Kryetari i Komisionit për çështje Evropiane, Artan Grubi, paralajmëroi vazhdim të bisedimeve të grupeve punuese mes pushtetit dhe opozitës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për PSP-në.

“Kanë mbetur edhe 41 amendamente për ligjin për prokurori dhe nëse arrijmë që të harmonizojmë diçka sikurse sot, mund të vazhdojmë me seancën”, Artan Grubi, kryetar i Komisionit për çështje evropiane.

VMRO DPMNE ka propozuar gjithsej 14 amendamente, katër prej të cilëve janë pranuar, edhe pse sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk janë pjesë e temave thelbësore.

Një pjesë e amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, sipas deputetëve të kësaj partie, janë që zgjedhja e prokurorit të prokurorisë së re të bëhet me propozim të opozitës, si dhe që lëndët e PSP-së në procedurë gjyqësore të shkojnë tek prokurori publik dhe më pas t’i alokojë në Prokurorinë për krim të organizuar. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që zgjedhja e prokurorit nuk duhet të jetë vetëm nga radhët e prokurorëve, por të ketë mundësi që të konkurrojnë edhe profesorë. Lidhur me këtë propozim, nga LSDM thonë se përzierja e politikës do të ndikonte në pavarësinë e sistemit prokurorial.

Ndërkaq, deputeti i partisë politike opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka vlerësuar se seanca e Komisionit për Çështje Evropiane, në rend dite të së cilës është propozim-Ligji për Prokurori Publike, është dëshmi se ka pakt mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Komisionin për Çështje Evropiane, në fakt dëshmon për një pakt mes partive më të mëdha: LSDM, BDI dhe VMRO. Esenca e këtij pakti, e këtij bashkëpunimi është që të shuhet dhe të zhbëhet Prokuroria Speciale dhe bashkë me të të groposet tërë e vërteta e materialeve përgjuese që ishin objekt i diskutimit për PSP-në”, tha Rashidi.

Nga LSDM thonë se përzierja e politikës ndikon në pavarësisë e sistemit prokurorial, por do të presin që të dëgjojnë argumentet e të gjitha amendamenteve. Janë dorëzuar gjithsej 54 amendamente, prej të cilave 3 janë tërhequr. 16 amendamente janë dorëzuar për ligjin e Këshillit të Prokurorëve.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale