Connect with us

Lajme

Miratohen 10 amandamente të opozitës maqedonase për Ligjin për Prokurori

Published

on

Miratimi i 10 amendamente të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së të dakorduara paraprakisht, ishte arritja e parë e negociatave ndërmjet grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Në komisionin për çështje evropiane gjithsej nga partitë u pranuan 51 amendamente, prej të cilave, ashtu siç pritej, më shumë janë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndër amendamentet që morën dritë jeshile ishin kryesisht ata që rregullonin aspekte të caktuara teknike. Opozitës maqedonase ju pranua propozimi për rritjen e buxhetit të prokurorisë prej të paktën 0.4% nga buxheti i përgjithshëm i shtetit.

Por, pjesët problematike për të cilat palët kanë pasur më shumë përplasje vazhdojnë të jenë objekt negocimi.

VMRO-DPMNE-ja propozon kalimin e lëndëve të speciales në Prokurorinë e rregullt dhe, më pas, shpërndarjen e tyre nga ana e kryeprokurorit.

Partia e Mickoskit kërkon edhe të drejtën e propozimit të emrit të prokurorit të ri për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë, i cili për to, jo domosdoshmërish duhet të jetë prokuror.

“Të jetë sipas kritereve të larta, me propozim të partisë më të madhe opozitare, me vërtetimin e propozimit nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime dhe me konfirmimin e propozimit nga ana e shumicës parlamentare në seancë plenare dhe ai propozim të dërgohet në Këshillin e Prokurorëve Publik për konfirmim final ose refuzim… Zgjedhja e njeriut të parë të Prokurorisë për korrupsion dhe krim të organizuar të mos duhet të jetë vetëm nga radhët e prokurorëve publik por të ketë më shumë hapësirë që të mund të jetë edhe nga radhët e profesorëve me përvojë të gjatë dhe mësimdhënie në këtë fushë” tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Nga pushteti nuk janë prononcuar akoma për këtë kërkesë të opozitës maqedonase. Por deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska personalisht vlerëson se politika nuk duhet të përzihet në përzgjedhjet kadrovike në organet e prokurorisë.

“Unë angazhohem për ndarje të qartë të pushtetit. Personalisht vlerësoj se përzierja e politikës në zgjedhjen e njerëzve të parë që do të udhëheqin me prokuroritë do ta shkelnin parimin e pavarësisë. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që politika sa më pak të përzihet në përzgjedhjet kadrovike – tha Snezhana Kalevska Vançeva, LSDM.

BDI-së jua pranua amendamenti për harmonizimin e ligjit të prokurorisë me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Më tej për shqyrtim mbeten amendamentet për votimin me Badenter në Këshillin e Prokurorëve gjatë zgjedhjes së prokurorëve dhe përfaqësimin e drejtë etnik në strukturat e prokurorisë.

Kreu i Komisionit Artan Grubi, sqaroi rrjedhën e seancës.

“Kanë mbetur për t’u diskutuar edhe 41 amendamente për të cilat do të vazhdojmë diskutimet me propozuesit gjatë ditës së sotme dhe në momentin që do të kemi dakordësim mbi amendamentet, gjithsesi se do të vijojmë me seancën e komisionit për çështje evropiane e cila gjithsej duhet të zgjasë dy ditë pune” u shpreh Artan Grubi, BDI.

Lëvizja Besa ankohet për anashkalimin e amendamenteve të saj në seancën e sotme të komisionit. Sipas tyre, shqyrtimi i amendamenteve duhet të ishte zhvilluar me radhë si në seancat e zakonshme.

“Me një marrëveshje të brendshme që e bënë ndërmjet shumicës dhe opozitës maqedonase në njëfarë mënyre e pamundësuan debatin për amendamentet të cilat personalisht si deputet dhe si lëvizje Besa I kemi pasur. Kemi pasur dy amendamente që sot t’i trajtojmë dhe t’i shqyrtojmë në kuadër të komisionit. Neve na u pamundësua që këto amendamente të trajtohen me një arsyetim të thjeshtë se për këto do të bisedohet pak më vonë” theksoi Fadil Zendeli, BESA.

Besa nëpërmjet amendamenteve propozon përdorimin e materialeve të përgjuara edhe më tej në procedura gjyqësore dhe njohjen e gjuhës shqipe nga të gjithë prokurorët e ri.

Për anashkalim të amendamenteve të saj u ankua edhe Aleanca për Shqiptarët.

Partia e Selës kishte njoftuar se do të kërkojë vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale me të cilën do të drejtonte një prokuror i huaj.

Propozim ligji që është në procedurë parlamentare parashikon shkrirjen e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë aktuale për krim dhe korrupsion në departament të veçantë në kuadër të Prokurorisë Themelore të quajtur Prokuroria për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale