Connect with us

Kosovë

Hillary Clinton i dërgon letër Ramush Haradinajt

Published

on

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, i ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Clinton, e cila nuk arriti të jetë pjesë e manifestimit për 20-vjetorit e çlirimin e Kosovës në qershor, i ka shkruar sot Haradinajt për ta falënderuar për ftesën.

Ish-sekretarja thotë se burri i saj, Bill Clinton, i ka treguar se sa madhështore ishte dita e çlirimit. Ndërkohë, Haradinaj në një postim në rrjtetet sociale, shkruan se Clinton do të mbetet gjithmonë mikja më e veçantë e Kosovës.

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!”, shkruan Haradinaj.

Continue Reading

Kosovë

‘Shpërthen’ analisti: Familja Jashari u tradhtua për herë të dytë nga njerëzit e njëjtë

Published

on

Në zgjedhjet e së dieles, Bekim Jashari nuk arriti të dal fitues, ku përballë kishte Fadil Nurën e PDK-së, i cili e zëvëndësoi Sami Lushtakun, të cilit nuk iu lejua kandidimi pas problemeve me ligjin.

E kur ka përfunduar tashmë edhe numërimi i votave, Jashari ka shkruar se ai humbi pas manipulimeve me vota.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dinë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë”, ka shkruar Bekim Jashari.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se familja Jashari u tradhtua edhe njëherë nga personat e njëjtë.

“Fatkeqësisht familja Jashari u tradhëtua për herë të dytë, nga po të njejtit njerëz dhe për interesa po të njejta: pushtetin”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, kryetari i vërtetë i Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku.

“Fadil Nura është kryetar kukull, kryetari i vërtetë është Sami Lushtaku.Tenderet për Samiun dhe njerëzit e tij do të jenë të padiskutueshëm, me Drenicën që si kurrë më parë duhet të ndjehet e turpëruar. Samiu fitoi për tenderët e munguar për katër vite, përballë dinjiitetit dhe lavidisë fitoi turpi dhe lakmia”, shprehet Mehmeti.

“Drenicakët s’kanë të drejtë të thirrën në emër të familjes Jashari, s’kanë të drejtë as të viziotojnë varrezat e tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Continue Reading

Kosovë

Raporti i Progresit – Kurti thotë se kanë marrë vlerësim pozitiv: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Published

on

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha se në raport thuhet se Kosova ka shënuar progres, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri i vendit tha se Kosova ka arritur progres me qeverisjen e tij në shtet ndërtimin dhe krijimin e institucioneve.

“Në rrjedhën e sqarimit të ambasadorit Szunyoug unë do të flas për periudhën e qeverisjes tonë ku shënuam shumë progres. Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”.

Tutje Kurti përmendi shkatërrimin e grupeve kriminale, menaxhimin e pandemisë dhe ekonomia, që ai i quan suksese të Qeverisë.

“Nga 23 marsi kur edhe kemi marrë detyrën kemi shkatërruar 29 grupe kriminale, një rezultat që dallon nga fillimi i fushës, po ashtu edhe në menaxhimin me Covid-19 kemi pasur pak raste dhe vetëm një të vdekur në këto ditë, duke mbetur vendi i parë në rajon sa i përket procesit të vaksinimit. Janë rritur eksportet dhe numri i punëtorëve është rritur po ashtu. Edhe në fushën e administratës publike kemi racionalizuar katër agjenci”.

“Kemi hequr homologimin e veturave dhe demopolizimin e terminaleve doganore, që nga viti i ardhshëm do të bëhet në nivel vendi. Kemi marrë vendime edhe për shtesat e lehonave dhe arsimi i lartë të jetë pa pagesë. Së bashku do ecim përpara me një partneritet të përbashkët edhe me BE-në”, tha Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë me Vuçiqin, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel.

Continue Reading

Kosovë

Kosovarët, me më së shumti pasaporta zvicerane pas shtetasve të BE-së

Published

on

Në fund të vitit 2020 në kantonin e Lucernit jetonin 79,215 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2333 të huaj të tjerë, jo të përhershëm.

Sipas Zyrës Kantonale të Statistikës Lustat, shkalla e pranisë së të huajve është 19 për qind, që është shumë nën mesataren zvicerane (25.5 për qind), shkruan Luzerner Zeitung

Që nga viti 1990, numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në kanton është më shumë se dyfishuar (79,215 persona) (+ 42,681 persona).Përqindja e të huajve është rritur nga 11.3 në 19.0 përqind në të njëjtën periudhë dhe kështu është ende shumë nën mesataren zvicerane. Kjo e fundit është rritur nga 16.7 në 25.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, në kantonin e Lucernit janë natyralizuar 1,186 të huaj, 34 më shumë se një vit më parë. Sipas Lustat, qytetarët nga Bashkimi Evropian janë natyralizuar më shpesh (EU27: 560 persona), shumica prej tyre gjermanë (335 persona) dhe italianë (70 persona). Krahasimisht shpesh, ose më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona).

Grupi më i madh i të huajve vjen nga Gjermania

82.3 për qind e të gjithë të huajve që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga Evropa. 57.2 për qind e këtyre vijnë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE27).

Sipas kombësisë, 14,267 qytetarët gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh (18.0 për qind), të ndjekur nga njerëzit nga Italia (10.6 për qind), Kosova (10.2 për qind), Portugalia (9.5 për qind) dhe Serbia (4.8 për qind). Në përgjithësi, të huajt që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga 168 vende të ndryshme.

Sipas Lustat, përqindja e të huajve ndryshon shumë nga rajoni në rajon. Shpesh ajo është më e lartë në rajonet urbane sesa në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Me një shkallë prej 36.0 për qind, komuna Emmen ka pjesën më të lartë të të huajve në kantonin e Lucernit.

Përqindja më e ulët e të huajve është në komunën Romoos me 3.0 përqind.

Continue Reading

Aktuale