Connect with us

Lajme

Fëmijët e gjetur të braktisur në automjet, vendosen në familje kujdestare

Published

on

Qendra ndërkomunale për punë sociale përkohësisht në familje kujdestare ka strehuar fëmijët të cilët mbrëmë u lanë të vetëm në automjet në Lisiçe të Re.

Nga Qendra thonë se është në interes të fëmijëve për kujdes të sigurt dhe të fitojnë mbikëqyrjen e duhur.

“Ekipi profesional konsideron se për momentin interesi më i mirë për fëmijët është të vendosen në vend të sigurt ku do të kenë kujdesin e duhur dhe mbështetjen psikologjike. Kjo nënkupton strehim të përkohshëm në vend tjetër të sigurt, ndërsa lidhur me të drejtën prindërore do të duhet t’i kompletojmë dokumentet e nevojshme dhe të konsultohemi edhe në MPB dhe Prokurorinë publike të shohim se me cilat fakte dhe prova disponojmë, ka deklaruar për Medial, drejtorja e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, Natasha Stanoeviq.

Ajo ka thënë se ekip profesional do të punojë edhe me prindërit e fëmijëve dhe ai do të duhet t’i vlerësojë kapacitetet prindërore. Ai vlerësim, bashkë me informatat do të jetë bazë sipas së cilës do të miratohet vendimi eventual për marrjen e të drejtës prindërore.

Dy fëmijë mbrëmë rreth orës 22:00 janë lënë vetëm në një automjet të parkuar në lagjen e Shkupit Lisiçe të Re. Policia, pas reagimit të qytetarëve, i ka nxjerrë nga automjeti dhe më pas i ka dërguar në Qendrën klinike në Shkup.

“Më 28 gusht, rreth orës 21:50, në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në hapësirën për parkim në bulevardin ‘Vidoe Smilevski Bato’ në automjet të parkuar “alfa” me targa të Shkupit ndodheshin dy fëmijë të cilët ishin të mbyllur. Nga ana e nëpunësve policorë është intervenuar menjëherë dhe fëmijët janë nxjerrë nga automjeti dhe me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’”, informojnë nga MPB.

Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit e policisë i kanë gjetur T.T. (44) dhe M.N.(35), prindër të fëmijëve. Për rastin policia e ka njoftuar prokurorin publik dhe po punohet në ndriçimin e rastit.

Continue Reading

Lajme

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Published

on

By

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre.

Në Durrës, u arrestua 38-vjeçari me iniciale B.K.për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Tiranë, u arrestua 33-vjeçari me iniciale L.R., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte. Policia njofton se pas padisë, ka lëshuar një urdhër mbrojtje për viktimën.
Të dyshuarit do të hetohet nga prokuroritë përkatëse të Tiranës dhe Durrësit.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Aktuale