Lajme
Fatime Fetai kërkoi nga gjykata që të sigurohet akti për arrestimin dhe paraburgimin e Janevës
Pala mbrojtëse në rastin “Dhuna në Qendër” në seancën e sotme kërkoi që seanca kryesore të shtyhej deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reketi”.
“Tashmë dihet se Janeva është në paraburgim për rastin “Reket”, ndërsa ajo përfaqëson disa raste në këtë Gjykatë. Kjo do të thotë që Gjykata ka vlerësuar se Janeva mund të përsërit veprën në këtë dhe në raste të tjera dhe ka vendosur masën e paraburgimit”-tha Dimitar Dangov, avokat.
Ai theksoi se Janeva, sipas ligjit të PSP-së, është përfaqësuesi i vetëm kompetent i rastëve të kësaj Prokurorie.
“Prokurorja Fatime Fetai dhe prokurori Gavril Bubevski nuk e përfaqësojnë këtë rast, por ato përfaqësojnë prokuroren, Katica Janeva. Për këto arsye, mendoj se përfaqësimi i mëtutjeshëm paraqet ushtrim të kompetencave për të cilat ata nuk kanë të drejtë. Të drejtën që nuke ka Janeva, nuk kan as ata. Kjo paraqet pengesë ligjore. Unë propozoj që gjykata të shtyjë seancën për shkak se në këtë rast nuk ka paditës të autorizuar”-theksoi Danov.
Prokurorja Fetai tha se paraburgimi mund të përcaktohet edhe në baza të tjera. Ajo konsideron se është e nevojshme që fillimisht të merret dhe të shikohet urdhri për paraburgimin e Janevës, të shikohet se çfarë mbron saktësisht masa e paraburgimit, në mënyrë që Gjykata të mund të prononcohet në lidhje me kërkesën e mbrojtjes.
“Unë propozoj të sigurohet urdhri për arrestimin e Janevës, ndërsa më pas të vendosë për propozimin e mbrojtjes”-tha Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.
Pas fjalëve të Dangov dhe Fetait, gjykatësi dha pushim për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes.
Rasti “Dhuna në Qendër” që ndodhi në qershor të vitit 2013 udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues është Gavril Bubevski.
Në këtë rast mes tjerëve, akuzohet edhe ish kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë të cilët ishin pjesë e turmës më 10 qershor të vitit 2013 gjatë protestave në Komunën Qendër./Alsat
Lajme
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet


Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.
Lajme
Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje
Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983
Lajme
Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë
Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare