Connect with us

Lajme

PTHP në gjurmë të parave të zhvatura, pritet vendim për Katicën

Published

on

Këshilli i prokurorëve publik nesër do ta sjellë vendimin për atë nëse do ta fillojë procedurën për shkarkim të prokurores speciale publike, Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.

Janeva për momentin ndodhet në paraburgim për lëndën “Zhvatja” të Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion.

Mbledhja e Këshillit dje zgjati pothuajse tetë orë, pas çka kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shteriev deklaroi se ai dhe anëtarët e tjerë të Këshillit arritën vetëm t’i shqyrtojnë shkresat, një numër të madh të materialeve të cilat ishin parashtruar aty lidhur me hetimin për rastin “Zhvatja”. Paralajmëroi se me punë do të vazhdojnë të enjten në orën 10:00 apo 10:30, kur, siç tha, pret të sillet vendimi nëse ata do ta fillojnë procedurën për shkarkimin e Katica Janevës.

Shteriev deklaroi se mbledhja e Këshillit ka zgjatur jashtëzakonisht gjatë për shkak se për herë të parë përballen me një situatë të këtillë në të cilën shefes së Prokurorisë publike i është caktuar masë paraburgimi. Nuk deshi të zbulojë nëse lidhur me këtë çështje ka mendime dhe qëndrime të kundërta mes anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik.

Prokurorja Vilma Ruskovska dje pas takimit të Këshillit të prokurorëve publik, ku ishte disa orë dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve për procedurën e shkarkimit të Janevës, deklaroi se Prokuroria e din se ku janë një pjesë e parave nga rasti “Zhvatja”. Theksoi se ende po punohet në hetimin financiar dhe se për një pjesë të parave e dinë se ku janë, ndërkaq për pjesën tjetër po punohet ende.

Ruskovska tha se nuk e din nëse po përgatitet kërkesë që Janeva të dalë nga paraburgimi për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe konfirmoi se ende po zgjatë hetimi për dokumentin me deklaratën e Kamçevit, e cila doli në opinion.

Prokurorja Ruskovska deklaroi se Bojan Jovanovski do të thirret të japë deklaratë në PTHP për rastin “Zhvatja” kur ajo do të vlerësojë se nevojitet.

Për Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Janeva është e dyshuar se ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe i ka mundësuar të dyshuarit Orce Kamçev të dalë nga paraburgimi dhe të marrë pasaportë të përkohshme në lëndën “IMPERIJA”.

Continue Reading

Bota

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Published

on

By

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë dhe Nepalin.Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Uttarakhand, ku deri tani janë konfirmuar 46 viktima, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të humbur ditën e sotme.

Në shtetin fqinj të Nepalit, 31 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dherave, për të cilat ekspertët deklarojnë se janë përherë e më të zakonshme dhe që vijnë si pasojë e shkrirjes së akullnajave në Himalaje.

Më shtetin indian të Keralas, autoritetet janë detyruar të hapin portat e hidrocentraleve, pasi uji ka arritur në nivele ekstreme dhe kërcënon një fatkeqësi më të rëndë nëse digat çahen.

Continue Reading

Lajme

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Published

on

By

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës, ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Aktuale