Connect with us

Lajmet kryesore

“Për Albin Kurtin, Lutfi Haziri është dost i Vali Corleones”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Insajderi, Parim Olluri duke folur rreth koalicioneve të mundshme ka thënë se nuk ka prit që të befasohet për koalicion e përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Olluri në emisionin, Debat Plus në TV Dukagjin ka thënë se Kurti nuk do të jetë në gjendja për t’ia liruar rrugën strukturës së LDK-së.

“Albin Kurti ka rrit popullaritetin tij duke e kundërshtuar kriminalitetin. Në anën tjetër është edhe struktura tjetër e LDK-së dhe nuk besoj që Albin Kurti është në gjendje për t’ia liruar rrugën kryesisë së LDK-së”, ka thënë Olluri.

Duke përmendur edhe persona tjerë me ndikim si Agim Veliu, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarë tjerë me ndikim në LDK, Olluri ka thënë se të gjithë e din “respektin” të cilin e ka Kurti për Lutfi Hazirin.

“Ne e dimë që respektin në thonjza që e ka zotëri Kurti ndaj ëktyre njerëzve, e dimë që më herët Kurti e ka quajtur Hazirin mik të Vali Corleone”, ka thënë Olluri.

Kurti, në një tubim të VV-së në Gjilan, para dy vjetësh kishte pas një pyetje për Lutfi Hazirin.

“Lutfi Haziri e ka jaran trim Vali Corleonen. Por, sot në Gjilan dëgjova se Vali Corleonen kishte thënë që është zhgënjyer nga Lutfi Haziri. Mirëpo, pyetje që unë kam është se si e ka zhgënjyer Lutfi Haziri Vali Corleonen”, kishte thënë Kurti.

 

BURIMI: Insajderi

Continue Reading

Lajme

ASH: Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Published

on

By

Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi.

BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.

Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!?

Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin.

– Aleanca për Shqiptarët –

Continue Reading

Bota

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Published

on

By

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.

“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.

Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.

Continue Reading

Bota

Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit

Published

on

By

Ukrainë, 234 fëmijë të vrarë e 433 të plagosur që nga fillimi i konfliktit

Rreth 200 trupa u gjetën nën rrënojat e një strehe në Mariupol, gjatë çmontimit të blloqeve të një rrokaqielli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryebashkiakut, Petro Andryushchenko, duke shtuar se trupat kanë qëndruar aty për disa kohë, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit.

Një numër i madh kufomash u grumbulluan nga rusët në një morg të improvizuar pranë metrosë në rrugë.

Ndërkohë katër persona u vranë në një ndërtesë banimi nga bombardimet e vazhdueshme ruse në Severodonetsk.

Por sipas të dhënave të Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, të paktën 234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ai saktësoi se këto janë shifra provizore, pasi hetimet janë duke u zhvilluar në rajonet e prekura, aktualisht nga konflikti. Rajoni me numrin më të madh të viktimave është Donetsku, me 146 fëmijë të vrarë ose të plagosur, i ndjekur nga ai i Kievit, me 115.

Gjithashtu, për shkak të bombardimeve masive të Forcave të Armatosura Ruse, u dëmtuan 1848 institucione arsimore dhe mes tyre 173 të shkatërruara plotësisht.

Continue Reading

Aktuale