Lajme
MPB: Kini kujdes! Ka shumë lojëra shpërblyese false në internet
Byroja e krimit në internet dhe kriminaliteti dixhital në MPB ka evidentuar një numër në rritje të lojërave shpërblyese të rreme që qarkullojnë në internet, ku profilet e rreme të personave juridikë (ndërmarrjeve) nga vendi ynë po hapen duke përdorur rrjetet sociale, veçanërisht Facebook, me qëllim të grumbullimit të paautorizuar të të dhënave personale nga qytetarët, përcjell in7.
Me hapjen e profileve të rreme, me emër të ndonjërës nga kompanitë e mëdha më të famshme në Maqedoninë e Veriut, duke përdorur edhe logot dhe markat e tyre, bëhen shpallje për evente të ndryshme dhe organizohen, kinse, lojra shpërblyese, me dhurata të ndryshme, si p.sh. vauçerë me vlera të ndryshme, celularë etj., kurse në këto shpallje kërkohen nga qytetarët, që nëse dëshirojnë që të marrin pjesë në lojën shpërblyese, të shtypin butonin LIKE të faqes dhe në komente të shkruajnë ‘MARR PJESË’ si dhe të bëjnë shpërndarjen e postimit me shpalljen me qëllim të shpërndarjes sa më të madhe të lojës shpërblyese.
Pastaj nga kreatorët e këtyre lojrave të reme shpërblyese u dërgohen qytetarëve mesazhe se ata janë fitues të lojës dhe për të marrë shpërblimin është e nevojshme që t’i japin të dhënat e tyre personale, si të dërgojnë fotografi nga karta e identitetit(nga të dyja anët) dhe fotografi nga poseduesi i kartës së identitetit.
Departamenti i Krimit Kibernetik dhe Forenzikës Dixhitale në MPB u bën thirrje qytetarëve në lidhje me rreziqet e keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave personale në Internet. Përkatësisht, është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në lidhje me të dhënat e tyre personale, d.m.th. të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë ato me persona të huaj, si dhe me persona që nuk mund të identifikohen paraprakisht.
Në këtë situatë konkrete, ne apelojmë që qytetarët të sigurojnë së pari besueshmërinë e lojës shpërblyese, pasi të dhënat e tyre personale mund të përdoren për të kryer lloje të tjera të krimit, dhe kështu të përballen me pasoja të palakmueshme për ta.
Nga MPB-ja shtojnë se në kuadër të kompetencave të tyre, janë duke u marrë masa në lidhje me këto raste, si dhe kanë filluar bashkëpunimin edhe me organizatat policore nga shtetet tjera./in7.tv/
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare