Connect with us

Lajme

Mbyllen emisionet e Ylli Rakipit dhe Adi Krastës / Akuza ndaj Kryeministrit Rama

Published

on

Gazetari Ylli Rakipi fajëson qeverinë për mbylljen e emisionit të tij, botuesi Irfan Hysenbelliu mohon t’i ketë bërë ndokush presion, ndërsa kryeministri Edi Rama i quan pretendimet Fake News dhe paralajmëron padi të reja në gjykatë.

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, lajmet për mbylljen e njëkohshme të emisioneve “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” i Adi Krastës u pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.

Të dy emisionet ishin kritike me kryeministrin Edi Rama dhe transmetoheshin prej një viti në të njëjtin televizion informativ “News 24” në pronësinë e botuesit Irfan Hysenbelliu.

Gazetari Ylli Rakipi akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë e kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit dhe prishjen e kontratës së tij me televizonin “News 24”.

“Emisioni u mbyll nga presioni direkt i qeverisë. Ka pasur gjithmonë presion për ta mbyllur emisionin dhe vetë Edi Rama ka dhënë urdhër që përfaqësues të qeverisë të mos vinin në studion e emisionit,” tha Rakipi për BIRN.

“Të Paekspozuarit”, emision me të ftuar të përhershëm analistët kritikë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, publikoi në dhjetor 2018 skandalin e falsifikimit me një prej tenderave të Unazës së Re, për të cilin prokuroria ka filluar hetimet.

“Kisha dhe një vit kontratë dhe nuk m’u dha asnjë arsye për mbylljen,” shtoi Rakipi, duke dhënë si motiv të mbylljes së emisionit, ekspozimin e disa aferave korruptive të qeverisë.

Edhe gazetari Adi Krasta njihet për qëndrimet e forta publike kundër qeverisjeve abuzive, përfshirë atë aktualen. I kontaktuar nga BIRN, Krasta tha se nuk prononcohet.

Gazetari Ylli Rakipi është vendosur shpesh në shënjestrën e kryeministrit Rama, duke u quajtur prej tij  “kazan” ose “Kadri”, etiketa që i përdor rëndom ndaj gazetarëve kritikë. Në muajin prill, Rama ngriti një padi gjyqësore ndaj Rakipit, duke e akuzuar atë se përmes një opinioni i ka cënuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”. Rakipi u përgjigj me një kundërpadi.

Presidenti i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu hodhi poshtë zërat se mbyllja e emisioneve vinte si pasojë e presionit të qeverisë dhe i motivoi spostimet e dy gazetarëve me “reformën e brendshme”. Ai tha se televizioni kishte në projekt një emision të ngjashëm nga e hëna në të enjte, me një prej analistëve më të njohur në vend, ndërsa shtoi se ishte menduar që “kjo i shkonte më shumë natyrës së televizionit”.

“Nuk kanë guxuar të më bëjnë presion as kjo qeveri dhe asnjë nga qeveritë e kaluara. Kjo është arsyeja që mediat që zotëroj kanë audiencën dhe besueshmërinë më të lartë në treg.”, tha Hysenbelliu për BIRN.  “Zotin Rakipi nuk e kam marrë asnjëherë në telefon për përmbajtjen e emisionit. Po të kisha pasur presion, do kishte pasur dhe ndërhyrje,” iu përgjigj ai akuzave.

I pyetur për ndërprerjen para kohe të kontratës, Hysenbelliu u justifikua me faktin se edhe Ylli Rakipi më herët nuk e kishte respektuar një kontratë me televizonin, duke e lënë televizionin në mes të sezonit, por ishte punësuar sërish prej tij.

Sa i përket emisionit “Krasta/ A Show”, Hysenbelliu tha se Adi Krastës i ishte ofruar një hapësirë tjetër televizive në fundjavë dhe se “i takon atij të vendosë”.

Mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale në lakmusin e gjendjes së lirisë së medias në Shqipëri; e cila sipas indeksit të organizatës “Reporterë pa Kufij” shënoi një rënie drastike prej shtatë vendesh në vitin 2019.

Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

Qeveria i quan ndryshimet ligjore si “paketa antishpifje”, por organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias i konsiderojnë ato si ligje drakoniane dhe në shkelje të standardeve ndërkombëtare dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i tërheqë ato pas.  Projektligjet gjenden aktualisht në axhendën parlamentare dhe kryeministri është shprehur i vendosur për t’i miratuar ato.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë.

“Ne kemi prej kohësh një skuadër ligjore që shpifjet i adreson në gjykatë. Në dijeninë time, edhe kjo valë shpifjesh për sa pyesni, është duke u vlerësuar nga skuadra në fjalë,” tha Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Kryeministrisë për BIRN.

“Kryeministri nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Jetojmë në kohën e Fake News, por ne vazhdojmë të besojmë se e vërteta nuk harron asnjëherë,” përfundoi Fuga.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale