Connect with us

Lajme

I ka zgjidhur tensionet kulturore Marrëveshja e Prespës?

Published

on

Rajoni grek Halkidiki është një parajsë për pushuesit- edhe për ata nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë atmosfera mbetet e turbullt edhe pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. Njerëzit mundohen ta shmangin këtë temë.

Për qytezën Neos Marmaras në rajonin verior turistik të Greqisë Halkidiki tani është piku i sezonit. Plazhi është përgjatë gjithë ditës i mbushur me pushues. Në mbrëmje pronarët e restoranteve dhe bareve gëzohen për frekuentimin e dendur prej klientëve. Tre gadishujt në veri të Egjeut ndodhen fare pranë kufirit me vendin fqinjë të Ballkanit. Ndaj krahas turistëve gjermanë, anglezë e francezë vijnë këtu edhe shumë pushues nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Ndonëse grindja për emrin midis Shkupit e Athinës është zgjidhur tani me emërtimin e ri Maqedonia e Veriut, Marrëveshja e Prespës nuk ka mundur t’i zgjidhë të gjitha tensionet kulturore mes njerëzve. Pikërisht në rajonin verior të Greqisë, Makedonia, has në pakënaqësinë e banorëve, të cilët shprehin indinjatë dhe nuk kanë mirëkuptim, që është pranuar që vendi fqinjë të mbajë emrin e njëjtë me rajonin e tyre.

“Unë nuk dua të prezantohem me emër. As nuk kam për të thënë ndonjë gjë të mirë”, paralajmëron pronari i një restoranti. “A e sheh këtë fotografi?”, pyet ai dhe tregon një fotografi të vjetër të një burri në kostum tradicional maqedonas. “Unë e njoh historinë time dhe e kam të provuar atë me fakte,” shpjegon gastronomi. Ai e konsideron si një provokim kur njerëzit nga vendi fqinjë, Maqedonia e Veriut, vijnë në lokalin e tij e krenohen si maqedonas.

Marrëdhënie të vështira në rajon

Por ai në fakt nuk ka asgjë kundra njerëzve në Ballkan. Pikërisht me serbët, që përbëjnë një pjesë të madhe të turistëve në Neos Marmaras, ai ka raporte të mira. Por kjo pasqyrohet në historinë e të dy vendeve. Ndryshe nga Shkupi, Athinën e Beogradin e lidhin aleanca miqësie. Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe gjatë luftrave në ish-Jugosllavi ka qenë qartazi në anën e Serbisë. Këtë e vërtetojnë dokumenta e fotografi, madje edhe që grekët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës. Mediet greke kanë raportuar gjerësisht për këtë.

Historia e rajonit është e vështirë. E pikërisht grindja për emrin prek një pikë delikate të botëkuptimit grek për historinë. “Unë kam punonjës nga Bullgaria e Shqipëria. Madje nëna e njërit prej të punësuarve tek unë vjen nga Shkupi”, shpjegon pronari i restorantit dhe i shmanget përdorimit të emrit Maqedonia e Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut e ndaluar – Dielli i Verginës, simboli i Maqedonisë antike – një metodë, një lloj rezistence greke që shpreh moton, se Maqedonia jemi ne. Marrëveshja e Prespës duhej të zgjidhte tensionet mes dy vendeve. Në aspektin politik duket se është arritur kjo. Madje edhe kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pavarësisht fjalëve kërcënuese gjatë luftës elektorale, duket se do t’i përmbahet marrëveshjes.

Ghost Fishing Griechenland leere Netze Bergung (Reuters/C. Kuyvenhove)

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia e Veriut ndërkohë duhet të kalojë në një radhë të ndërlikuar procesesh, për t’i përmbushur kushtet e kompromisit për emrin. Që prej disa javësh ky vend zyrtarisht nuk lejohet më të përdorë “Verginën-Diell”, diellin e verdhë në sfondin blu, që përdoret si flamur edhe në veri të Greqisë e varet nëpër ballkonet e shtëpive. Jo rrallë në shtëpi, ku banojnë nacionalistët. Greqia i sheh me dyshim përparimet. Shumë njerëz ndihen të ofenduar, kur shikojnë makina, në të cilat përdoret iniciali “MK”, që ende nuk është zëvendësuar me “NMK”.

Edhe për turistët që prej vitesh vijnë në Halkidiki nga Maqedonia e Veriut këto ndryshime lidhen me shumë telashe. Dokumenta të reja identifikimi, patenta të reja shoferi, targa të reja makine. Një gazetare maqedonase,që kalon pushimet në Neos Marmaras, thotë se kryeministri Zoran Zaev i korrigjon kolegët e tij kur ata përdorin emrin e vjetër të Maqedonisë. Maqedonia duket se e ka marrë seriozisht marrëveshjen. Maqedonasit që kthehen në shtëpi me makina shohin në rrugët e Greqisë ende tabelat që japin drejtimin Shkup, por jo Maqedonia e Veriut.

Pragmatizëm dhe indinjatë e heshtur

Në Neos Marmaras në përgjithësi palët i shmangen n jera-tjetrës. “Ne diskriminohemi, por në fakt as nuk kemi kontakt me grekët”, thotë një pushuese, e cila ka vite që vjen në Halkidiki. Ajo i preferon plazhet këtu dhe ka qenë në vende të ndryshme të këtij rajoni. Ka ardhur këtu për të pushuar e jo për t’u konfrontuar për politikën. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe shumica e pronarëve të lokaleve dhe hoteleve. “Me klientët që paguajnë unë nuk flas për politikë”, thotë njeri prej tyre në një bar në plazh. Por as nuk dua të jap intervista me emër. “Unë kam mendimin tim, por nuk dua të më klasifikojnë në asnjë drejtim”, thotë një tjetër pronar lokali. Ai nuk do t’i shqetësojë klientët e tij. Njëkohësisht ai druan të pozicionohet, sepse mund të indonjojë të tjerë gastronomë, që janë nacionalistë të dekalruar.

Situata është e nderë. Frikë e Indinjatë e karakterizojnë klimën në Neos Marmaras, kur bëhet fjalë për turistët nga Maqedonia e Veriut. Jo të gjithë janë të distancuar. Shumë maqedonas thonë, se kanë pasur fërkime edhe me pushues grekë. Në një bar në plazh password-i për internet është: “Macedonia is Greek”. Një provokim i hapur.

Griechenland Sonnenuntergang Pefkochori, Halkidiki (picture-alliance/NurPhoto/N. Economou)

Maqedonasit sjellin para

“Të tilla raste nuk pasqyrojnë shumicën e sipërmarrësve në Halkidiki, të cilët i presin në mënyrë profesionale dhe me respekt klientët nga Maqedonia e Veriut ashtu si të gjithë të tjerët, i tha DW-së, Grigoris Tasiou nga shoqata rajonale e turizmit. Në muajt e verës nga qershori deri në shtator e vizitojnë rreth 150.000 pushues nga Maqedonia e Veriut Halkidikin. “Kjo do të thotë, që ky është për ne një treg i rëndësishëm.”

Por pikëtakime mes dy popujve nuk ka vetëm nëturizëm, shumë maqedonas studiojnë në Greqi. Tregtia midis dy vendeve është në bum. Qysh përpara Marrëveshejs së Prespës ka pasur sipërmarrje të mëdha greke të vendosura në Maqedoninë e Veriut. E ky biznes u sjell atyre para. Por pikërisht në Greqi nuk preferojnë të flasin lidhur me këto fakte. Ndërkohë që pikërisht ndërgjegjësimi për elementë të tillë mund të bënte që të dyja palët të përfitojnë nga njera-tjetra duke i dhënë një drejtim të ri grindjes së vazhdueshme për emrin.

 

 

BURIMI: DW

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Aktuale