Connect with us

Lajme

Gjendja e rrugëve në RMV, rritet frekuentimi i makinave në Tabanoc dhe Bogorodicë

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare Bogorodica dhe Tabanoc, është rritur frekuentimi i makinave dhe për hyrje dhe dalje nga shteti pritet prej 30 deri 45 minuta.

Në kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Continue Reading

Kosovë

Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë

Published

on

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitroviës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.

Continue Reading

Kosovë

Voton Vjosa Osmani: Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident (Video)

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar te gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për jetën e të gjithë qytetarëve.

Presidentja Osmani është deklaruar pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep te vendit tonë, në çdo komunë votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, votojnë për udhëheqësinë e cila do ta determinojë edhe mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë. I ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë te dyte e mbrojnë çdo proces demokratik, çdo proces të lirë dhe të drejtë që ka të bëjë me jetën e tyre. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/Voton-Vjosa-Osmani.mp4?_=1

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale