Connect with us

Komente

Drejtësia duhet të vijë, pavarësisht kush e bën atë

Published

on

Shkruan Prof. Izet ZEQIRI

Nga 606.555 skedar audio 129.012 përgjime NUK janë private …

Bisedat lidhur Prokuronin Speciale midis qeverisë dhe opozitës, që ajo të bashkohet me Prokurorin për Krim të Organizuar dhe konfrontimet që ekziston lidhur statusin e lëndëve që i udhëheq Prokuroria Speciale dhe materialet tjera është TEATËR. Qeveria dhe opozita nuk kanë mundësi të bien dakord për statusin e Prokurorisë Speciale për muaj të tërë sepse nuk duan. Qeveria propozon që Prokurorisë Speciale të lëvizë plotësisht dhe të bashkohet në Prokurorinë e Krimit të Organizuar me të gjitha çështjet e saj, dhe opozita po kërkon që hetuesit dhe prokurorët e PS të kthehen në punët e tyre të mëparshme.

Edhe me të parën edhe me të dytën variant nuk humbet asgjë, sepse Prokuroria Publike për ndjekjen penale të veprave të ndërlidhura që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve në bazë të procedurave dhe dinamikës së përcaktuar të dëgjimit, analizimit dhe përpunimit i ka krejt materialet në dispozicion.

Zyrtarisht Prokuroria Publike ka në disponim me 606.555 skedarëve audio që janë përgjuar që kanë qenë në dispozicion të Prokurorisë, ku deri tash janë analizuar 582.293 skedarëve audio, pra 96% të numrit të përgjithshëm të skedarëve audio në dispozicion të kësaj Prokurorie Publike. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve dhe bisedave të analizuara 582.293, thuhet se 453.281 skedarë audio janë biseda private dhe është normale të respektohet plotësisht parimin e fshehtësisë dhe intimitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe personave të tjerë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por çka ndodhë me 129.012 skedarëve nga përgjimet që nuk janë private ku sigurisht ka vepra penale për të cilat lirishtë mundet të vazhdon procedura.

Kjo Prokurori Publike ka në dispozicion 834. 374 SMS porosi nga e cila janë analizuar deri më tash 56% gjegjësisht 476.249 SMS porosi nga e cila 432.254 SMS janë private dhe 43.995 SMS porosi që nuk janë private për të cilat mundet të zhvillohet procedura.

Prokuroria duhet të ketë dinamik të punës dhe plan akcional për procedimin e rasteve në mënyrë efektive dhe efikase sepse harxhojnë buxhet 3.717.609 mijë euro vetëm për këtë vit.

Continue Reading

Komente

Lebit Murtishi thirrje miqësore Ramiz Merkos: Terhiqu nga gara jepi perparesi ldri Istrefi

Published

on

Shkruan Lebit Murtishi

Thirrje miqesore Krytarit te Struges, z. Ramiz Merko!

Mik i nderuar!

Ne histori hyjne te gjithe, edhe humbesit edhe fitimtaret. Ne rastin konkret behet fjale per nje ,, lufte” jashte çdlo parimi human dhe aq me pak kombetar. Ne te kunderten, sa me thelle shkon thika e fyerjeve te ndersjella, aq me humbes beheni ju kandidatet per vendin e te parit te qytetit. Pervoja te ka treguar, besoj, qe, asgje nuk mbetet nga koha e ikur, perpos fjaleve te paskraheve, sidoqofshin ato…

Kerkesa ime eshte plotesisht miqesore, dhe ti, besoj qe me beson. Qe te mbetesh ne anen e fitimtareve te medhenj, beji nje nder qe s’ia ka bere askush Struges gjer me sot: Terhiqu nga gara e metejme dhe jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefit. Beje kete veprim burreror per hir te unitetit te Struges.

Beje kete veprim per te penguar thikat e perçarjeve te mos shkojne me thelle. Prishni koalicionet e panatyrshme qe keni bere edhe me dreqin (te dyja palet), dhe zgjidhni kryetarin me votat e mjaftueshme te votuesve shqiptare. Besoj qe do te shperbleje historia nese e ben nje veprim te urte ne kohe qe mungon urtesia. Nuk jam perkrahes i asnjeres parti. Edhe kete besoj qe e beson!..

Por ,, Partia e Paqes se Struges” nuk na lejon te jemi indiferent perpara nje perçarjeje qe do t’ia paguajme çmimin bashkerisht. T’u drejtova ty, sepse ti, besoj qe nuk ke nevoje te ,,provosh” kolltukun e pushtetit edhe nje here. Te uroj shendet…

Continue Reading

Komente

Fitorja kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

Shqiptarët e MV nuk kanë asnjëfarë vizioni politik se çfarë drejtimi duhet të marrë Maqedonia e V. sipas interesave kombëtare, përjashto shabllonet NATO apo BE. Edhe më keq se kaq, asnjë instancë e çfarëdo institucioni shqiptar qoftë në Shqipëri apo Kosovë, nuk e ka fare idenë se si t’i bëhet këtij shteti.

Andaj, përtej narracioneve të mëdha, përtej broçkullave të rastit, fitorja e Idri Istrefit në Strugë, Bekimave në Çair dhe Dibër, Taravarit në Gostivar kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË. Kaq.

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale