Connect with us

Lajmet kryesore

9 hapa për biznes të suksesshëm

Published

on

Këtu janë nëntë këshilla ​që të siguroheni nëse jeni përgatitur mjaftueshëm para se të ​filloni biznesin tuaj, duke i dhënë vetes shanset maksimale për të qenë të suksesshëm. Këto hapa janë përshtatur nga libri ​i autores me titull ‘The Entrepreneur Equation’.

1. Saktësoni dhe shqyrtoni synimet tuaja të vërteta
Është shumë e vështirë të gjesh rrugën për të shkuar diku nëse më parë nuk e dini se ku doni të shkoni. Më tej, edhe nëse keni një synim të saktë, ju duhet të gjeni rrugën më të drejt-për-drejtë që do t’ju çojë aty ku doni të shkoni.

Ndaloni për t’i shqyrtuar mirë arsyet pse ​i keni thënë vetes ‘dua të filloj biznesin tim’.

2. Krijoni një fond kursimesh
Kostot e fillimit të një biznesi të ri në shumë industri kanë rënë ndjeshëm. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra pjesë e realitetit. Shpesh bizneseve i’u duhen disa vite për t’u stabilizuar, ndaj do t’ju duhen fonde të mjaftueshme për ta filluar, operuar deri sa të stabilizohet dhe gjithashtu për të jetuar vetë.

Nëse nuk i dispononi të gjitha fondet e nevojshme vetë, atëherë përpiquni të identifikoni burimet e mundshme për financimin e nevojshëm.

Kohët e vështira që po kalojmë e kanë bërë edhe më të vështirë sigurimin e financimit.

3. Akumuloni eksperiencën e nevojshme
Menaxhimi i një biznesi në fakt lidhet me aftësin​ë e menaxhimit të punonjësve dhe furnitorëve, ​aftësi që duhet fituar para se të ​hapni biznesin tuaj.

Gjithashtu, do duhet ta njihni mirë industrinë në të cilën do operoni, përfshi edhe ato aspekte me të cilat mund të mos jeni të familjarizuar apo që mbase nuk i keni me qejf si p.sh. marketingu, kontabiliteti, etj.

Ju mungon eksperienca e nevojshme?

Atëherë, mbase është më mirë të shpenzoni ca kohë duke punuar për një biznes të ngjashëm apo të gjeni mënyrën për të punuar pranë pronarit të një biznesi në sektorin tuaj ose mund të filloni të punoni part-time, p.sh. në fundjavë, pranë një sipërmarrje të ngjashme. Thënë ndryshme, testoi më parë ujërat para se të filloni biznesin tuaj.

4. Rrisni njoftuninë/rrjetin tuaj (networking)
Në mjaft raste, suksesi në biznes nuk varet thjesht nga njohuritë se sa nga njoftunitë (të njohurit)! Rrjedhimisht, nëse nuk keni njohje të mjaftueshme apo keni kohë që nuk investoni për të rritur njoftuninë tuaj, atëherë ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për ta forcuar dhe zgjeruar më tej rrjetin tuaj.

Lidhjet e forta mund t’ju ndihmojnë me këshilla biznesi apo lidhjet e nevojshme që do ju lejojnë të gjeni financimin, çmimet apo kushtet e favorshme me furnitorët apo shërbimet e tjera nga të cilat varet biznesi juaj.

5. Njihni vetveten
Mbase ju i preferoni gjërat ashtu siç janë (status quo) dhe i shmangeni vazhdimisht gjërave të papritura! Mbase nuk jeni shumë i prirur të përballeni me luhatjet e forta si p.sh. ato financiare!

Nëse jeni lloji i personit që e do fort stabilitetin dhe kontrollin, apo që kërkoni që gjithçka të shkojë sipas planifikimit, atëherë luhatjet e pashmangshme të fillimit të një biznesi të ri mbase nuk janë për ju.

Ndaj, është më mirë që të jeni të sinqertë me vetveten përpara se t’i niseni kësaj rruge.

6. Konsultohuni me avokatin tuaj
Nëse synoni të ​hapni një biznes i cili konkuron (direkt apo indirekt) me atë të punëdhënësit tuaj aktual apo nëse planifikoni t’i bëni një telefonatë ish-klientëve dhe kontakteve tuaja, atëherë mund ta gjeni veten në një situatë të vështirë ligjore, sidomos nëse këto elemente kanë qenë pjesë e kritereve të kontratës që ju mund të keni firmosur me punëdhënësin aktual apo të kaluar.

Ndaj, konsultohuni paraprakisht për këto çështje me avokatin tuaj që të siguroheni që nuk do keni probleme apo nëse do t’ju duhet të ndërmerrni veprime për t’i shmangur këto lloj situatash të vështira ligjore.

7. Studioni me shumë kujdes konkurencën
Përpara se t’i futeni rrugës së sipërmarrjes private studioni me kujdes tregun dhe konkurencën. A është i mbushur ky treg me biznese të ngjashme të suksesshme? Apo mbase sektori/industria juaj është e mbushur me biznese të këqija që sakaq i kanë dhënë një nam të keq për të gjithë?

Suksesi i biznesit tuaj do të ndikohet shumë nga konkurenca, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

8. Vlerësoni se si mund të zgjerohet/rritet ideja juaj e biznesit
Bizneset më të suksesshme mbështeten te automatizimi dhe delegimi i punës.

Pyetja është, a do jenë punonjësit e tjerë të aftë për ta bërë punën që dini të bëni ju? Nëse jo, a është diçka që ju mund t’ua mësoni të tjerëve në një format/procedurë që ata mund ta ndjekin lehtësisht?

Nëse biznesi juaj varet tërësisht nga aftësitë tuaja dhe vetëm tuajat, atëherë ju mund të keni një biznes të suksesshëm por në të njëjtën kohë mund të mos jetë lloji i biznesit që ju po kërkoni për të ardhmen.

9. Shisni që në fillim!
Shumë sipërmarrës shpenzojë kohë dhe para për të ndërtuar/krijuar që në fillim dyqanin (pikat e shitjes), apo për të prodhuar produkte dhe shërbime pa verifikuar më parë ‘vlefshmërinë’ dhe ‘nevojën’ e tregut për to.

Ndaj, shihni nëse mund të gjeneroni interes të mjaftueshëm (në formën e kërkesave për blerje, paradhënieve, etj.) përpara se të investoni shuma të mëdha parash.

Nëse vërtetoni se ka interes të mjaftueshëm për atë që ju do ofroni, atëherë kjo do e reduktojë edhe riskun e hapjes së biznesit apo angazhimit me kohë të plotë.

Ndryshe, nëse nuk gjeneroni interesim dhe blerës të mjaftueshëm, atëherë mbase këto janë shenja që do t’ju duhet të rishqyrtoni ofertën, çmimet apo modelin tuaj të biznesit, para se të investoheni me kohë, financa dhe përpjekje të plota.

Koha e shpenzuar për t’u siguruar që gjërat janë vërtetë në favorin tuaj do t’iu ndihmojë të shmangni krijimi e një prej atyre bizneseve që më pas kategorizohen si dështime!

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale