Connect with us

Kosovë

​Rexhep Qosja: Dekorimi i urrejtësit racist

Published

on

Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj fjalimit racist, shovinist dhe kundërshqiptar të poetit serb Gojko Gjogo më 27 qershor të këtij viti në Graçanicë, me rastin e dhënies së Çmimit “Kryqi i artë i knjaz Llazarit”, që jepet çdo vit në përkujtim të Vidovdanit – të disfatës serbe në Kosovë në vitin 1389.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ‘janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerek-akademikët e tyre të mercenarizuar me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me mospajtimin me sovranitetin shtetëror serb të komunës së Graçanicës e të Kishës së Graçanicës në shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në një moment historik, kur kral Petri, më 1913, në Deçan, e ndezi atë qiriun e madh të dylltë, të cilin, siç na mëson kujtimorja, mbretëresha Milica e la për t’iu dhuruar atij që do të hakmerret për Kosovën, serbët naivisht besuan se robërisë shekullore i erdhi fundi, se u plotësua fati i ynë dhe se rilindi mbretëria e car Dushanit. Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona, ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.

Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore. Dhe, fuqitë e mëdha evropiane, duke pasur parasysh punët dhe interesat e veta, këtij populli “bishtak” i ndihmuan që të krijojë shtetin e vet.

Por, shqiptarët nuk ishin të kënaqur me këtë shtet, prandaj edhe nuk hoqën dorë prej programit kombëtar, prej projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, që përfshin edhe një pjesë të madhe të hapësirës etnike serbe -gjithë vatrën tonë kosovare.

Në këtë mënyrë ky rrëfim i njohur historik u dramatizua. Dhe u ndez zjarri mes dy popujve, zjarr që, kur më i vogël e kur më i madh, po qitte flakë përgjatë një shekulli…

Para dy dhjetëvjetëshave ky zjarr mori flakë aq të madhe saqë ne u rrezikuam të digjemi në të.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Kosovë

ZRrE vendos të mos ketë sivjet shtrenjtim të rrymës

Published

on

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim që të mos ketë sivjet rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, çmimet e energjisë do të jenë ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit të ardhshëm, më 2022.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.

Continue Reading

Kosovë

Tërmet në Kosovë

Published

on

Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një tërmet në Kosovë.

Sipas Rrjetit Sizmologjik-Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Epiqendra ishte 6 km Veri-Perëndim të Shtimes, magnituda 2.5.

Sipas raportimeve tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën jugore të Kosovës dhe në Suharekë. /Kp/

Continue Reading

Aktuale