Lajme
Zvicër/ I.B. nga Maqedonia e Veriut vret gruan me të cilën jetonte ndaras
Të hënën pasdite Policia Kantonale e Cyrihut ka gjetur në një banesë në Dietikon (Cyrih) trupin e pajetë të një gruaje, viktimë të vrasjes me armë të ftohtë. Pak më vonë është arrestuar në Kantonin St. Gallen personi i dyshuar për vrasje, që është bashkëshorti i gruas së vrarë. Ata kohëve të fundit kishin jetuar të ndarë, shkruan sda.ch.
Viktima 34 vjeçe ashtu si dhe dorasi, 37-vjeçar, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
I akuzuari, I.B., kishte rënë edhe më parë në konflikt me ligjin. Në shkurt të vitit 2018 ai ishte fajësuar për ushtrim dhune dhe kërcënim ndaj bashkëshortes. Atëbotë ai ishte arrestuar dhe i ishte shqiptuar ndalesa e kontaktit dhe e qëndrimit në afërsi të banesës së gruas.
Pasi që gruaja në prill 2019 kishte njoftuar se burri i saj sërish po e ndiqte, policia kishte ndërmarrë masa plotësuese ndaj tij, mbi bazën e mbrojtjes kundër dhunës, transmeton albinfo.ch. Këto masa përfshinin edhe ndalimin e qëndrimit në rajon dhe të kontaktit me gruan.
Kjo ndalesë pastaj i ishte zgjatur me vendimin e gjykatës edhe për tre muaj tjerë. Gjatë kësaj periudhe, e cila ka përfunduar në fund të korrikut, nuk ishte shënuar ndonjë shkelje tjetër.
Në mëngjesin e hershëm të të dielës, më 25 gusht, katër javë pas mbarimit të masës për ndalim kontakti, ai kishte provuar të vendosë kontakt me gruan, me të cilën e kishte të përbashkët përgjegjësinë për përkujdesje të fëmijëve. Por në vend të saj, aty kishte qenë një i afërm i saj, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit kishte njoftuar policinë se personi në fjalë po cingërronte parreshtur në zile dhe se po sillej në mënyrë të çuditshme.
Po atë ditë, policia kishte marrë edhe dy telefonata, sipas të cilave 37-vjeçari sërish ishte paraqitur në Dietikon, por policët që ishin mobilizuar, nuk e kishin gjetur aty.
Rrethanat e sakta dhe motivet e vrasjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po zhvillohen nga ana e Prokurorisë Publike I të Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Cyrihut.
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare