Lajmet kryesore
Zjarri në Veles, shkrumbohen 400 hektarë pisha
Pakujdesia e katër punonjësve të ndërtimtarisë ishte shkak për zjarrin që një natë më parë brenda pak orësh dogji rreth 400 hektarë pyje, pranë liqenit të Velesit të quajtur “ Mlladost”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelovski, thotë se vet katër shkaktarët e zjarrit e kanë paraqitur rastin tek organet kompetente, pasi tentativat e tyre për shuarjen e të njëjtit kanë rezultuar të pa suksesshme.
“Ata janë në stacionin policore dhe së bashku me padinë penale do t’i dorëzohen Prokurorit Publik. Punonjësit e policisë i kanë arrestuar këta katër persona, të cilët në deklaratat e tyre gjatë realizimit të punës ndërtimore me makinerinë që po përdornin kanë shkaktuar shkëndijë zjarrin, të cilin janë përpjekur ta fikin, por nuk ia kanë dalë dhe atëherë e kanë paraqitur në organet kompetente”-tha Toni Angelovski, MPB.
Në zjarrin e mbrëmshëm nuk kishte të lënduar apo viktima në njerëz, por kishte dëme materiale, një fermë e djegur pjesërisht, një lavazh, dy shtëpi vikendi dhe një stallë të braktisur.
Për një moment flakët përbënin kërcënim edhe për Velesin dhe fshatrat përreth.Institucionet përsëri shfaqen dobësi në organizim. Këtë dobësi, e cila është theksuar edhe sot në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të Qendrës për Menaxhim me Kriza, zjarri e ka përdorur për të shkrumbuar disa dhjetëra apo qindra hektarë më shumë.
“Koordinimi, mjetet teknikë janë ndër dobësitë me të cilat përballen ekipet në terren, gjithashtu edhe bashkëpunimi ndër institucional. Vetëqeverisjet lokale duhet ta kenë të qartë se së pari duhet ata të dalin vet në terren, para se të kërkojnë ndihmë në nivel nacional. Pra duhet që fillimisht t’i përdorin të gjitha kapacitet e tyre”-pohoi Nadica Vckova, Qendra për Menaxhim me kriza.
Drejtori i pyjeve nacionale, Zoran Gjorgjiev, vendi humbi një kulturë pyjore 50 vjeçare.
“Ajo sipërfaqe është shumë e madhe. Është dëm I jashtëzakonshëm për banorët e Velesit dhe për shtetin. Është humbur kulturë pyjore 50 vjeçare e cila nuk mund të kthehet. Pa përmendur implikimet financiare, të cilat mund të sanohen, por nuk mund të kthehet kultura pyjore e humbur”-theksoi Zoran Gjorgjiev, drejtori i pyjeve nacionale.
Ndryshe, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ende nuk dihet se për çfarë vepre do të ngrihet padi penale ndaj katër personave të arrestuar, për shkaktim të zjarrit në pyje apo për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Pas zjarrit, qytetarët janë mobilizuar përmes rrjeteve sociale për organizimin e një iniciative për pyllëzimin e serishëm të sipërfaqes së djegur.
BURIMI: Alsat-M
Lajme
Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7
Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Postimi i plotë
“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/
Lajme
ASH: Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve
Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi.
BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.
Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!?
Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin.
– Aleanca për Shqiptarët –
Bota
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk
Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.
“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.
Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi