Lajme
Umit Karan dorëhiqet nga posti i trajnerit të FC Shkupit
“Umit Karan zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë. Strategu turk vendosi që të largohet nga Çairi, duke dorëzuar dorëheqjen kryesisë së klubit. Karan ka sqaruar arsyet e largimit të tij nga skuadra para gazetarëve, në një komferencë për shtyp
“Kur erdha një vit më parë, klubin e gjeta në gjendje jo profesionale, ndërsa tash pas një viti kemi arritur një niveli të profesionalizmit. Në këtë moment un mendoj se është fundi sepse nuk mund të jap më shumë futbollistët dhe ekipin, pasi kjo është maksimumi. Një nga arsyet e largimit tim është se nga kto tre ndeshjet e para të kampionatit, un kam dashur të kemi 9 pikë, por unë nuk e arrita qëllimin dhe për këtë arsye dhashë dorëheqjen time. Unë e dua Shkupin dhe kam punuar në mënyrën më të mirë dhe profesionale për këtë skuadër, por është koha që unë të tërhiqem dhe të krijojë mundësi të reja për kryesinë dhe për trajnerët e rinj që do të vijnë. Ky klub ka ambicie të mëdha dhe gjithmonë do të mbetet në zemrën time. Dua të ju falendërohem të gjithë futbollistëve të mi, stafit tim të trajnerëve, drejtorit sportive Omerit, kryetarit të klubit Suat Alija si dhe drejtuesve tjerë Olgunut dhe Ayhanit”, u shpreh trajneri Umit Karan në konferencën për shtyp.
“Nuk e kemi menduar ende asnjë emër për trajner, pasi planet tona ishin ta përfundojmë sezonën me Umit Karan. Shfrytëzojë rastin ta falendërojë publikisht, na ka sjell një frymë tjetër në klub, një frymë fituese. Me ardhjen e Umit Karanit, kemi qenë pozitën e fundit në tabelë, ndërsa me Umitin arritëm që të dalim në Europë. Unë si drejtor kamë insistuar që të mos largohet, por vendimi ishte i tij dhe presim që në të ardhmen të shohim të sjellim ndonjë trajner tjetër”, tha drejtori sportiv, Omer Bunjaku.
Umit Karan te skuadra jonë erdhi me 4 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Hajati Sojdashin e larguar. Për ish-futbollistin e Gallatasarajit, kjo ishte eksperienca e parë si trajner, pasi më herët nuk e kishte ushtruar këtë profesion në ndonjë klub tjetër. FC Shkupi nën udhëheqjen e Umit Karan ka regjistruar 17 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Kryesia e klubit me në krye kryetarin Suat Alija dhe drejtuesit tjerë Olgun Aydin dhe Ayhan Barisci e falenderojnë strategun turk për punën dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, duke i dëshiruar suksese gjatë karrierës në vijim.
Drejtuesit e skuadrës janë në bisedime me disa trajnerë nga vendi dhe jashtë tij, ndërsa deri në arritjen e akordit me një trajner të ri, skuadra do të udhëhiqet nga ndihmësi Faruk Jonuz.” – shprehen nga njoftimi zyrtarë i FC Shkupit.
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare