Connect with us

Lajme

Të enjten takim i grupit punues për veting në MPB

Published

on

Sigurimi i konsensusit midis subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konstatua në Sesionin e sotëm të gjashtë të Grupit të punës IV në temë “Vetingu si masë për realizimin e integritetit të institucioneve”.

Nga debati doli edhe propozimi se është e nevojshme të zbatohet analizë e kompletuar dhe e ndërlikuar e gjendjes faktike, nevoja, procedura dhe pasojat nga vetingu në sferën ku ai do të zbatohet. Ekspertët u pajtuan edhe se është e rëndësishme që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut në mënyrë kuadrovike të përgatiten për t’i zëvendësuar të punësuarit të cilën nuk di ta kalojnë procesin e vetingut dhe me qëllim që institucionet pa pengesa ta zbatojnë kompetencën e tyre funksionale.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska konsideron se vetingu në polici është një mjet në sistemin e zinxhirit të institucioneve të cilat duhet ta kalojnë këtë proces për të arritur rezultate të kënaqshme.

Ajo informoi se tani më të enjten më 29 gusht duhet të mbahet takimi i parë i grupit të punës për vetingun në MPB të cilin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan të cilin do ta dorëzojë deri tek Qeveria për miratim.

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Bota

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Published

on

By

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Videot dramatike tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve. Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit. Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie. Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.

Continue Reading

Aktuale