Connect with us

Lajmet kryesore

Sindikata e arsimit lëshon pe, vetëm grevë paralajmëruese njëditore

Published

on

Nuk ka nevojë për grevë, dëshiroj që Sindikata e Arsimit të heq dorë nga ky qëllim. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, duke shtuar se grevë organizohet atëherë kur nuk ka zgjidhje, ndërsa në këtë rast, sipas Ademit, Ministria ka ofruar zgjidhje, rritje të pagës prej pesë për qind në vitin 2018 dhe pesë për qind në vitin 2019.

“Do të ketë edhe rrije të ardhshme të pagave në veprimtarinë e arsimit, por sa do të jetë dhe prej kur nuk mund të them tani, sepse nuk i kemi shqyrtuar të gjitha parametrat dhe nuk e kemi pasqyrën e qartë të obligimeve që i kemi ndërmarrë si shtet për vitin e ardhshëm. Kur do të jenë të qarta të dhënat, atëherë në kohë do të dalim dhe do të themi sa do të jetë rritja e pagave”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Ai theksoi se pagat në arsimin fillor dhe të mesëm vitin e kaluar janë rritur për 10,8 për qind, ndërsa pas disa vitesh për herë të parë sivjet rriten edhe pagat në arsimin e lartë dhe në shkencë.

“Nuk do të doja të ketë grevë paralajmëruese të hënën, duke e pasur parasysh se kjo do të jetë dita e parë e karrierës arsimore të filloristëve të cilët në mënyrë solemne atë ditë e fillojnë jetën e tyre të re. Të mos ua prishim atë ditë, sepse me të vërtetë nuk ka arsye për këtë dhe tani më kemi treguar se jemi në anën e njëjtë me SASHK-un dhe kemi qëllim të përbashkët – përmirësim të statusit të të punësuarve në arsim.”, Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Ai tha se do të ulen së bashku me SASHK-un që të diskutohet për rritjen e ardhshme të rrogës, ngase për këtë ekziston edhe vullneti i Qeverisë.

Sqaroi se të premten ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të SASHK-ut dhe e ka transmetuar qëndrimin e Qeverisë se prioritet i tyre është përmirësimi i statusit të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit.

Nga SASHK-u kanë thënë se nëse deri më 1 shtator nuk gjendet zgjidhje ose të caktohet termini për rritjen e pagave, SASHK-u në ditën e parë të vitit shkollor do të organizojë grevë paralajmëruese njëditore. Ata kërkojë rritje të pagës për 25 për qind.

 

 

BURIMI: SHENJA

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale