Connect with us

Lajme

Llojan-Miratoc, përplasje mes partnerëve

Published

on

Zyrtarët e BDI-së nuk heqin dorë nga vendkalimi kufitar Llojan Miratoc, mes Serbisë dhe Maqedonisë, pavarësisht se kryeministrat e dy vendeve, Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev ditë më parën shuan shpresat e banorëve për jetësimin e kësaj pike kufitare, të premtuar nga BDI-ja gati se një dekadë.

Kryeministrja serbe tha se grupet e punës kanë konstatuar se nuk ka leverdi ekonomike për hapjen e kësaj pike kufitare ndërsa të njëjtën e pohoi edhe kryeministri Zaev.

“Hapja e kufiri Llojan-Miratoc nuk shpaguhet dhe s’ka logjikë ekonomike të hapet ky kufi i vogël. Nuk ekziston dilemë politike apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por nuk është prioritet i yni”-tha Ana Bërnabiq, Kryeministre e Serbisë.

“Por duhet të gjejmë mënyrë se si do ta mbajmë atë kufi, sa shërbime duhet të punojnë atje, për oraret e punës. Kështu që mbetemi të fokusuar në këtë çështje me qëllim që të dalim në shërbim të qytetarëve, por analizat janë për ato arsye se s’ka leverdi”-pohoi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Por zëvendëskryeministri Bujar Osmani nuk pajtohet me këto vlerësime ndërda njoftoi për ndërrimin e grupit të punës me palën serbe me të cilin udhëheq Luftim Spahiu, si zëvendësim i ish-sekretarit shtetëror të Ministrisë së Jashtme Viktor Dimovski. Osmani thotë se në rastin konkret më shumë bëhet fjalë për mungesë të vullnetit politik se sa mungesë të leverdisë ekonomike.

“Ne po punojmë tani vetëm me çështjen e vullnetit politik në Serbi, të cilët vlerësojnë se mbajtja e njerëzve në atë pikë kufitare nuk është e leverdishme në momente të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm në qeverinë serbe. Mirëpo, atje ka një disonancë sa i takon qëndrimeve”-theksoi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Njoftimin se qeveria ka nisur procedurën për hapjen vendkalimit kufitar Llojan Miratoc, Bujar Osmani e kishte publikuar më 4 korrik, duke bërë ditur se madje ka siguruar edhe mjetet siguruara financiare nga ambasada norvegjeze. Paralelisht me këtë njoftim ishte publikuar edhe propozim marrëveshja që ishte dërguar palës serbe mbi formën e funksionimit të kësaj pike kufitare me orar të kufizuar gjatë verës dhe dimrit.

“Tani pse është pikë kufitare e kategorisë vetëm për udhëtarë, për shkak se sipas vlerësimeve tona po të ishte e kategorisë edhe për kalimin e mallrave atëherë sigurisht që do të nevojitej infrastrukturë shtesë, që sigurisht se do ta vështirësonte edhe vendimin e palës serbe për ta aprovuar një pikë kufitare të tillë. Prandaj vlerësuam për këtë kategori”-tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Lidhur me deklaratat e kryeministrave Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, por edhe premtimeve të BDI-së se nuk heqin dorë nga ky projekt ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët.

“BDI për më shumë se një dekade ka gënjyer qytetarët për hapjen e pikës kufitare Llojan -Miratoc. Kjo nuk do të ndodh përderisa BDI është në pushtet sepse nuk ka as sens e as kapacitet për t’i përmbushur premtimet e dhëna. Ndërsa BDI vazhdon të bëjë rolin e “kukullës” në Qeveri.”-thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Premtime për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan Miratoc nga zyrtarët e BDI-së janë dhënë që nga viti 2011, madje ky ka qenë edhe një nga premtimet kryesore të kësaj partie në tubime elektorale me banorët e rajonit të Likovës të cilët edhe kanë më së shumti nevojë për hapjes e kësaj pike kufitare.

Ankesat e banorëve të zonës janë që shpenzojnë shumë për vizita familjare, duke bërë xhiron 50 km nga ana maqedonase dhe 17 km nga ana serbe për të kaluar në kufirin Tabanocë-Preshevë.

Ndërkaq, rruga që lidh këto dy fshatra është e asfaltuar që moti, por bujqit nuk mund ta shfrytëzojnë për t’i punuar tokat e tyre që u kanë mbetur matanë kufirit shtetëror të vendosur 27 vjet më parë.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale