Kosovë
Labi përkrah Ramushit, aderon në AAK
Deputeti i njohur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në AAK. Përmes një shkrimi në Instagram, Tahiri njoftoi se këtë të enjte (më 29 gusht) do të aderojë publikisht në AAK.
Kemi kaluar bashkë shumë sfida. Më keni përkrahur në rrugëtimin tim në politikë dhe jam përpjekur që të mos zhgenjeheni nga unë, duke realizuar premtimet që i kam dhënë. Më keni përkrahur, po ashtu, edhe në aktivitetet humanitare që i kemi bërë bashkë. Jam falënderues përjetësisht për besimin që keni në mua. Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj. Aty do të vazdhojmë bashkë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve tona.”, shkroi ndër tjerash Labi.
Ai tha se që nga sot do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e tij përkrah Ramush Haradinajt.
“Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njejti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore! Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë e kam humanizmin të lindur, siç e kemi të gjithë shqiptarët. Humanizmin e kemi amanet nga Nëna Terezë. Atë e kam model unë dhe duhet ta ketë secili nga ne. Ky njoftim që po e bëjë nuk është thjesht një postim i radhës në Facebook. Është një kërkesë për përkrahje nga ana e juaj. Që nga sot unë do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e mia përkrahë një njeriu që e respektojë shumë: Ramush Haradinajt. Nuk më ka zhgënjyer kurrë. Ai ishte njeriu që në luftë i tregojë Serbisë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur. Në paqe dëshmojë se ka fuqinë e një lideri të vendosur e të pathyeshëm. Vendosi taksën 100 përqind dhe e bëri Ushtrinë e Kosovës në koordinim me miqtë ndërkombtare. Lufta, taksa e ushtria janë tri arsyet që më bindin se rrugëtimi bashkë me Gjeneralin Ramush Haradinaj do të jetë në interes të gjithë qytetarëe të Kosovës. Do të punojmë bashkë që të mos ju zhgenjejmë për asnjë sekond. Nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të realizuar kërkesat e juaja.”, shkroi Tahiri.
Në fund ai kërkoi mbështetjen e njerëzve për këtë rrugëtim të ri.
“Këtë të enjte do të jemi bashkë me Gjeneralin dhe do të bëjë publikisht aderimin në AAK. Juve, përkrahësve të mi, vendosa të ju njoftojë më herët për vendimin që kam marrë. Kërkojë mirëkuptimin dhe përkrahjën tuaj, në këtë rrugëtim të ri.”, e përmbylli postimin Tahiri.
https://www.instagram.com/p/B1qbJQoBnVF/?utm_source=ig_embed
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin


Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024


Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin


Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare