Connect with us

Kosovë

Ky është shqiptari 17-vjeçar që u gjet i vdekur në binarët e trenit në Zvicër

Published

on

Në qytetin Thun të Kantonit të Bernës në Zvicër është gjetur pa  shenja jete në binarët e trenit, 17-vjeçari shqiptar nga rrethina e Pejës, bën të ditur “Panorama”. Viktima quhet Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar.

Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet mëngjesin e ditës së shtunë dhe nuk u bë e mundur të identifikohej menjëherë.

Por familja ka konfirmuar se bëhet fjalë për Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeç.

Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale.

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Kosovë

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Published

on

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Aktuale