Connect with us

Kosovë

Isa Mustafa shkruan për Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli kandidaturën për të parin e Qeverisë së Kosovës.

Vjosa Osmani është kandidatja nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Por, kandidatura e saj pritet të zyrtarizohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.Në lidhje me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Vjosa Osmani mori përkrahje të plotë nga Kryesia e LDK-së.

“Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze”, ka shkruar Mustafa.

Ai shtoi se ishin dy kandidatë nga ana e LDK-së për këtë pozitë, ndërsa bëri me dije se Lutfi Haziri i ka dhënë përkrahje Osmanit.

“Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, po ashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës”, ka shkruar më tej ai.

Madje Mustafa pret që përkrahje të marrë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e edhe nga qytetarët e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Aktuale