Connect with us

Kosovë

“Heshtja” diplomatike e zyrtarëve të Kosovës, përball propagandës serbe

Published

on

Republika e Kosovës ka një kohë të gjatë që nuk ka arritur ta shtojë numrin e shteteve të reja që e njohin. Për më shumë, sipas zyrtarëve serbë, shumë shtete i kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës. Në këtë pikë shteti serb ka zhvilluar një propagandë të vazhdueshme e intensive kundër vendit tonë.

Sipas Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq «Togo është vendi i 15-të që e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës». Këtë deklaratë ministri serb e ka dhënë mbrëmë në televizionin Pink. Daçiq është shprehur i sigurt që procesi i tërheqjes së njohjeve ka shkuar ashtu siç edhe pritej, përkundër vërejtjeve ndërkombëtare të cilat i ka marrë Serbia për propagandën anti-Kosovë.

Daçiq ka konfirmuar se dokumenti për tërheqjen e njohjes ka ardhur më 28 qershor, duke u shprehur se përkundër kritikave dhe vërejtjeve për qasjen drestruktive të palës serbe ndaj çështjes së Kosovës, ata thjeshtë «po e bëjnë punën e tyre».

Qëllimi është, sipas tij, që numri të bie nën gjysmën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, e që është nën 97 sosh. Pasi të arrihet kjo, atëherë kosovarët «nuk mund të veprojnë ashtu si dëshirojnë». Sipas tij Serbia medoemos duhet t’i ketë «shumicën e anëtarëve të KB në anën e saj» – raporton portali Blic.Rs.

Sipas zyrtarëve serbë Tango është tashmë pjesë e listës së 15 vendeve që kanë tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës. Kjo listë përbëhet, sipas tyre, nga Republika Qendrore e Afrikës, Ishujt Solomon, Papa Guinea e Re, Madagaskari e vende të tjera.

Pikërisht duke dashur që t’u kundërvihej deklaratave të Daçiqit, kryediplomati Kosovar Behxhet Pacolli nga qeveria në ikje, pat deklaruar që Kosova është duke bërë përpjekje për të kundërtën:

«Praktikisht ne jemi duke punuar, të shtrirë në të gjitha anët e botë, në të gjitha kontinentet. Jemi duke punuar pandërprerë me gjithë potencialin që posedojmë. Besoj se rezultatet nuk do të mungojnë. Ne tani kemi pasur dy njohje këtë vit dhe besojmë se deri në fund të muajit do të kemi edhe një njohje tjetër. Njohjet nga shtetet e mëdha ku jemi duke punuar, nuk mund të them se mund të vijnë brenda një apo dy muajve, por janë shënjestrime të cilat duhet të ndodhin këtë vit».

Nga ky deklarim, i cili është dhënë vitin e kaluar për REL, kanë kaluar më shumë se një vit, ndërsa diplomacia kosovare që atëherë, ka mbetur e heshtur. Njohje të reja nuk ka pasur ndërsa vazhdimisht është propaganduar që shtetet të cilat e kanë njohur sovranitetin e republikës, e kanë tërhequr njohjen.

Aktualisht, për shkak të rrethanave të krijuara, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është pak e besueshme që ndonjë “repart” diplomatik të tregohet rezistent ndaj sulmeve vulgare diplomatike serbe. Për më shumë, qeveria në ikje dhe sektori për diplomaci, sipas shumë ekspertëve të çështjeve diplomatike, ka qenë larg realizimit të premtimeve në këtë drejtim. Ua kujtojmë që zotimet e vet kryediplomatit në ikje – Behxhet Pacollit, ishin të mëdha përpara se ta fitonte mandatin, por rezultatet kanë qenë përgjithësisht të varfra.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Aktuale