Connect with us

Kosovë

Glauk Konjufca akuzon LDK-në që nuk e pyeti VV-në për ta vendosur Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre

Published

on

Zyrtari i lartë i VV-së, Glauk Konjufca, ka thurur lavde për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Madje, Konjufca në Debat Plus, ka thënë se Vjosa Osmani tingëllon shumë sikurse Lëvizja Vetëvendosje, në fjalimet e saj që i ka mbajtur në Kuvend.

Por, Konjufca para Lutfi Hazirit, e ka thënë hapur se LDK nuk është dashur që ta shpall kandidaturën e Vjosa Osmanit, ka konsultim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo për shkak se sipas Konjufcës, edhe VV do të mund ta shpallte Albin Kurtin kandidat për kryeministër, por sipas tij këtë nuk e kanë bërë për shkak të mundësisë që të ketë koalicion parazgjedhor me LDK-në.

“Unë e kam parë këtë vendim të LDK-së në dy aspekte. Në aspektin e parë i ka shtu gjasat për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Për shkak të qëndrimeve që Vjosa Osmani i ka bërë në Kuvendin e Kosovës. Gjuhën e saj, artikulimin e saj e ka sikur Lëvizja Vetëvendosje. Ajo që e ka largu pak koalicionin LDK-VV është fakti me mënyrën që LDK e ka vendosur Vjosa Osmanin, pa konsultime me Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe ne kemi mundur që ta shpallim kandidaturën tonë për kryeministër. Kemi mundur që ta thirrim Këshillin e Përgjithshëm dhe ta shpallim Albin Kurtin kandidat për kryeministër. Por se kemi bërë këtë për shkak se kemi menduar se një gjë e tillë do ta dëmtojë një koalicion parazgjedhor me LDK-në”, ka thënë Konjufca.

 

 

 

BURIMI: GazetaBlic

 

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Kosovë

ZRrE vendos të mos ketë sivjet shtrenjtim të rrymës

Published

on

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim që të mos ketë sivjet rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, çmimet e energjisë do të jenë ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit të ardhshëm, më 2022.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.

Continue Reading

Kosovë

Tërmet në Kosovë

Published

on

Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një tërmet në Kosovë.

Sipas Rrjetit Sizmologjik-Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Epiqendra ishte 6 km Veri-Perëndim të Shtimes, magnituda 2.5.

Sipas raportimeve tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën jugore të Kosovës dhe në Suharekë. /Kp/

Continue Reading

Aktuale