Connect with us

Lajme

Aksioni antidrogë/ SPB Tetovë arreston tre persona në Gostivar

Published

on

Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, mbrëmë (26-gusht) rreth orës 22.00, në afërsi të ish fabrikës së qelqit ‘Stakllara’ në Gostivar kanë privuar nga liria 22-vjeçarin V.S. nga Gostivari, 44-vjeçarin J.B. dhe 31-vjeçarin M.N., të dy nga fshati Zdunjë e Gostivarit.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek personi V.S. është gjetur marijuanë, nga ku janë arrestuar dhe mbajtur në polici ku do të ngritet padi penale adekuate.

Continue Reading

Bota

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Published

on

By

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë dhe Nepalin.Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Uttarakhand, ku deri tani janë konfirmuar 46 viktima, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të humbur ditën e sotme.

Në shtetin fqinj të Nepalit, 31 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dherave, për të cilat ekspertët deklarojnë se janë përherë e më të zakonshme dhe që vijnë si pasojë e shkrirjes së akullnajave në Himalaje.

Më shtetin indian të Keralas, autoritetet janë detyruar të hapin portat e hidrocentraleve, pasi uji ka arritur në nivele ekstreme dhe kërcënon një fatkeqësi më të rëndë nëse digat çahen.

Continue Reading

Lajme

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Published

on

By

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës, ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Aktuale