Argëtim
Zbulojeni! Çfarë shikoni në këtë imazh? Gjëja e parë që ju shkon në mend tregon se çfarë dëshironi më së shumti
“Bota është e bukur, sepse është e ndryshme” – një thënie popullore që gjatë viteve vazhdon të ruajë një të vërtetë të madhe. Secili prej nesh ka personalitetin dhe qëndrimin e vet: ka nga ata që bëjnë gjithçka për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe ata që kurrë nuk gjejnë guximin t’i përballojnë; ka nga ata që duan me pasion, pa rezerva apo frikë dhe ata që, nga ana tjetër, nuk arrijnë të mos merren me frikën e tyre.
Ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe ne i qasemi gjërave dhe situatave ndryshe. Imazhi që duam t’iu tregojmë ka integruar 3 aspekte themelore që zbulojnë diçka rreth personalitetit të secilit prej nesh. Imazhin e parë që do të kap syri juaj do të zbulojë atë që dëshironi më së shumti në botë. Ky është vetëm një test, por ne jemi të sigurt se do të vijë shumë afër dëshirave tuaja.
Mos shpenzoni shumë kohë duke menduar për atë që shihni ose mund të shihni: Testi bazohet në përshtypjen e parë. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni instinktin. A jeni gati? Gjeni se çfarë tregon për ty imazhi i parë që keni parë.
Zogjtë- Nëse gjëja e parë që ju goditi ishin zogjtë, atëherë kjo do të thotë që në jetë ju duhet të rrezikoni pak më shumë. Ju duhet të filloni të përjetoni gjëra të reja dhe të keni përvojat tuaja në botë. Ju keni qenë në zonën tuaj të rehatisë për një kohë të gjatë – largohuni nga shtëpia për të nisur çdo ditë një aventurë të re, edhe nëse nuk e dini saktësisht se cila do të jetë rruga juaj, ju e dini se do të ketë një udhëtim interesant dhe të lumtur që ia vlen ta jetoni. Është koha për të kaluar nëpër gjëra të panjohura dhe për të gjetur se çfarë ka rreth jush.
Ju jeni të pajisur me një personalitet të madh: jeni koherent, bujar, të balancuar dhe të vëmendshëm, gjithmonë me dëshirën për të përmirësuar veten. Ti e di çfarë dëshiron dhe si duhet të jetë bota dhe njerëzit. Ju keni pak miq, por ata pak janë miq të vërtetë.
Pema- Nëse gjëja e parë që goditi syrin tuaj ishte pema, atëherë do të thotë se ajo që ju dëshironi në botë, në këtë kohë në jetën tuaj, është që të vendosni dhe të rriteni. Ju dëshironi të hidhni rrënjë në karrierën tuaj profesionale dhe personale. Ju jeni një person shumë kreativ, i pajisur me inteligjencë të madhe, i cili gjithmonë arrin të zgjidhë çdo lloj problemi, gjithmonë duke e vënë veten në provë. Personaliteti yt fsheh atë të një udhëheqësi të madh. Gjithmonë jepni sa më shumë që mundeni dhe përpiquni të plotësoni të gjitha planet që keni në mendje dhe që për një arsye ose tjetër, po i shtyni. Ka ardhur koha që ju të merrni rreziqe. Do të duhet kohë, por, ngadalë, do të jeni në gjendje të realizoni projektet tuaja.
Ju jeni një person i qetë, i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Ju preferoni të ruani një të vërtetë të pakëndshme dhe jo të lëndoni njerëzit. Ju jeni një person shumë i shoqërueshëm, një shpirt i lirë që ndjek ëndrrat e veta. Zgjidhni të keni pak miq, por të vërtetë.
Fytyra e një gruaje- Nëse gjëja e parë që ju goditi është fytyra e një gruaje, kjo do të thotë që jeni në një fazë të jetës suaj, ku ajo që dëshironi më së shumti në botë është të ndiheni të dashur. Ju duhet kujdes dhe përkëdhelje. Në përgjithësi, ju tentoni të jeni shumë kërkues, jo vetëm me veten, por edhe me të tjerët. Sfida juaj më e madhe është të jeni në gjendje të lidheni me ndjenjat tuaja dhe të gjeni një lidhje emocionale me dikë të veçantë, autentik dhe transparent si ju. Ju dëshironi të hapni zemrën tuaj ndaj dikujt që nuk i lëndon ndjenjat tuaja, por që, përkundrazi, mund t’jua kthejë si merita.
Ju jeni një person i guximshëm dhe nuk mund të mbani lidhje shumë të ngrysura, sepse doni lirinë dhe pavarësinë tuaj.
Argëtim
Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda /VIDEO


Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda
Një gazetar është përfshirë në një skenë qesherake teksa ka shpërthuer në të qeshura kur një elefant me noçkën e tij fillon të prekë në fytyrë dhe e kap nga hunda.
Gazetari Alvin Kaunda po xhironte një pjesë në kamera nga një qendër e foshnjave të elefantëve në Kenian jugore, kur filloi të ndjente një përkëdhelje në kokë e më pas në fytyrë e hundë.
Kaunda po raportonte se si po kujdeseshin për elefantët e vegjël në jetimore gjatë një thatësire për Korporatën Transmetuese të Kenias.
Argëtim
Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool


Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool
Japoni- Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.
Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.
Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.
Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.
Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar. (noa.al/M.D)
Argëtim
Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj


Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj
Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.
Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.
Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare