Connect with us

Lajme

Pendarovski: Rasti “zhvatja” nuk është kriter për datën e negociatave

Published

on

Rasti “Zhvatja” nuk është kriter për rrjedhën e deritanishme për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian, deklaruan shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov dhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në hapjen e Këshillit të Ambasadorëve për perspektivë evropiane të vendit. Hetimet duhet të vazhdojnë, ndërsa miratimi i ligjit për PSP-në d.m.th kontribut i madh për vendim pozitiv në tetor.

Hetimet për rastin “Zhvatja” duhet të jenë të hollësishme, por kohëzgjatja e hetimeve nuk varet nga vullneti politik, për këtë arsye “Zhvatja” nuk mund të jetë njollë që do të ndikojë nëse vendi do të marrë ose jo datë për fillimin e negociatave në tetor, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në hapjen e Këshillit të Ambasadorëve.

“Nuk mund të them nëse është njollë ose kusht, megjithatë sa më shumë që ecim në drejtimin e duhur edhe në raport me hetimet, kjo do të jetë ndihmë që diplomatët tanë dhe kreu politik i shtetit të sigurojnë vendim pozitiv në tetor.” -tha Nikolla Dimitrov, Ministër i PUnëve të Brendshme.

Për presidentin e shtetit Stevo Pendarovski rasti “Zhvatja” nuk është kriter për marrjen e datës për fillim të negociatave, ndërsa sipas reagimeve të tanishme të institucioneve të autorizuara nuk do të jetë.

“Vlerësimi im është se nuk do të jetë deri në fund të vitit, sepse kjo që e bënë deri tani organet e autorizuara shtetërore është reagimi i duhur. Megjithatë, rasti është kompleks, t’i lëmë organet e autorizuara të vazhdojnë të punojnë. Në qoftë se nuk vazhdojnë me këtë ritëm, me këtë gjërësi dhe thellësi me të cilën kanë filluar, mund të bëhet njollë. Por, tani nuk është dhe nuk do të jetë deri në tetor.” –deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Nga Komisioni Evropian përkujtojnë për rëndësinë e ligjit të PSP, se ai është në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës, ndërsa Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për zëvëndësim të Katica Janevës, deklaron për Agjencinë e Lajmeve MIA zëdhënësja e Maja Kocijançiq.

“Zëvëndësi ose zëvëndësja e saj do të emërohet në pajtueshmëri me ligjet relevante të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian nuk ka pasur as nuk do të ketë asnjë rol në këtë proces.” –shprehet Zëdhënësja Maja Kocijançiq

Diplomatët në Bruksel dhe funksionarët në Bashkimin Evropian, si dhe opinioni në Maqedoni janë të zënë me rastin “Zhvatja” dhe presin hetim të paanshëm, dhe zgjidhje për PSP-në e cila do të mundësojë kthimin e besimit në sistemin gjyqësor dhe në shtetin juridik në vend. Nga kjo do të varet edhe vendimi për datën për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut, që pritet në tetor, përkujtojnë në Bruksel.

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale