Connect with us

Argëtim

Një grua mendoi se po e tradhëton burri, por u shokua kur e kuptoi të vërtetën

Published

on

“Qava dhe thashë…”

Një grua e cila mendonte se po e tradhëtonte bashkëshorti i saj, pasi në furgonin e tij e gjeti një buzëkuq, u shokua kur e kuptoi të vërtetën. Ai dëshironte ta ndërronte gjininë, të bëhet grua.

Kelly Allen e gjeti buzëkuqin në furgonin e bashkëshortit, pasi kërkimeve të shumta që bëri kur i lindën dyshimet se bashkëshorti po e tradhëtonte, meqë ai vazhdimisht po e fshehte telefonin. Kur u përball me të, ai i tregoi se dëshironte ta ndërronte gjininë dhe për këtë po hulumtonte në telefon, shkruan Mirror, përcell in7.

 

Warren, 38-vjeçar, i tha The Mirror që nuk ka pasur ndonjë aferë. Vetëm ka dëshirë të transformohet në grua. Ai dëshiron që të gjithë ta quajnë Zoey.

Kelly, ka 11 vite martesë me Warren (Zoey) dhe ka dy fëmijë me të. Ata sërish do t’i japin betimin njëri-tjetrit. Çifti nga Cardiff e dinë se është shokuese, por thonë se janë të lumtur.

Kelly tha se do ta shpërbënte familjen nëse Werren do ta kishte tradhëtuar, por thotë se është e lumtur që kjo nuk ndodhi dhe se mund të jenë bashkë.

 

Ajo e pranoi se ishte e shokuar kur e kuptoi të vërtetën. Ajo tha se u shqetësua edhe më shumë kur ai po sillej çuditshëm në 10-vjetorin e tyre të martesës në dhjetor.

Sipas saj, Warren (Zoey) po e mbante telefonin gjithë kohës afër vetës dhe pastaj ia gjeti buzëkuqin në furgon. Fillimisht, Warren i tha se ishte i të dashurës së tij, çka edhe ia shtoi dyshimet edhe më tej.

Por, kur Warren i tregoi asaj se dëshironte të bëhej Zoey, ajo tha: “Qava dhe thashë, se di a do të mund ta përballoj këtë. E kuptova se po tregohem vetjake dhe do të ndjehej tmerrësisht keq nëse ai s’do të bëhej ashtu siç donte. Është personi i njejtë brenda dhe ende e dua”.

Edhe Warren (Zoey) po ashtu frikësohej, por frika më e madhe për të ishte se do ta humbaste Kellyn dhe fëmijët, George, 10-vjeç dhe Molly, 8-vjeç.

 

Warren (Zoey) tha: “Po rrezikoja çdo gjë, por s’mund ta fshehja më, sepse po më shkaktonte depresion. Kelly u shokua, por më mbështeti. Jam me fat se lidhja jonë është më e fuqishme se asnjëherë.”, dhe shtoi se e kuptoi se ishte ndryshe në fazën e pubertetit.

Por, ajo tha se më vonë e kuptoi se do të bëhej grua dhe se ishte në depresion kur tentonte t’i fshihte ndjenjat nga Kelly, pasi u takuan në një bar në vitin 2009. U martuan një vit më vonë.

Pastaj, Kelly mbeti shtatzënë dhe ata ishin tejet të lumtur. Dhe çifti u bënë prindër të George.

Kohët e fundit, Warren filloi të sillej çuditshëm dhe Kelly u ballafaqua me të. Kur e zbuloi të vërtetën ajo i tha se e do atë, e jo gjininë. Zoey tani po kryen terapinë e zëvendësimit të hormoneve dhe është në pritje të thirrjes për të shkuar në një klinikë të identitetit gjinor.

Ajo tha se mezi po pret të transformohet. “Dua të bëjë një operacion për t’u bërë grua”, tha ajo.

Po kalojnë çaste të mira bashkë dhe po planifikojnë martesën e tyre.

Continue Reading

Argëtim

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord në ankand

Published

on

By

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord në ankand

Një pikturë tepër e famshme e ikonës së kinematografisë, Marilyn Monroe, e realizuar nga piktori Andy Warhol, u shit në ankand për 195 milionë dollarë, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shekullit XX e shitur ndonjëherë.

Piktura në fjalë u realizua në vitin 1964 nga Warhol, i cili përdori një fotografi po aq të famshme të aktores si frymëzim. Vlera marramendëse është gjithashtu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane.

Shtëpia e ankandeve “Chrstie” në Nju-Jork, kishte parashikuar se piktura do të shitej për rreth 200 milionë dollarë. Çmimi përfundimtar arriti në 170 milionë dollarë, por duke shtuar tarifat dhe taksat, vlera totale arrin në 195 milionë.

Piktura amerikane më e shitur deri dje ishte realizuar nga miku dhe rivali i Warhol, Jean-Michael Basquiat, një kafkë e krijuar në vitin 1982, e shitur për 110,5 milionë dollarë.

Ndërsa piktura e shekulli XX më e shitur para veprës së Warhol, ishte “Les Femmes d’Alger” nga Pablo Picaso, e realizuar në vitin 1955, e shitur për 179,4 milionë dollarë bashkë me taksat dhe tarifat.

Continue Reading

Argëtim

Ndërpritet gjyqi për vrasje pasi majmuni ka vjedhur prova në Indi

Published

on

Një gjyq për vrasje në Indi u desh të ndalohej kësaj jave në rrethana të çuditshme pasi një majmun vodhi disa pjesë kryesore të provave përpara se çështja të arrinte në gjykatë.

Sipas Times of India, majmuni ishte në gjendje të rrëmbejë një pako provash që përmbante 15 prova – duke përfshirë një thikë, arma e dyshuar e vrasjes.

Gjatë një seance paraprake, policia e Jaipurit iu desh të pranonte në gjykatë se që nga vrasja në vitin 2016, një majmun rrëmbeu provat ndërsa ato po transportoheshin.

Rrëfimi i tyre erdhi me shkrim në gjykatë pasi ata ishin urdhëruar të paraqisnin provat që do të përdoreshin në këtë rast.

Për më tepër, policia tha se polici i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e provave ndërsa ato po zhvendoseshin për mbajtje të sigurt në fshatin Malkhana u pezullua dhe më pas ndërroi jetë.

Rasti në fjalë përfshin vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan.

Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në qark.

Nën presionin e komunitetit, policia arrestoi dy burra pesë ditë më vonë – Rahul dhe Mohanlal Kandera – të dy nga Chandwaji. Ata u akuzuan për vrasje.

Provat kryesore në këtë rast, duke përfshirë një thikë që besohet se është përdorur nga të dyshuarit për të vrarë Sharma, u mblodhën dhe u vendosën në një pako provash, gati për t’u përdorur në gjykatë kur çështja të shkonte në gjyq.

Megjithatë, sipas NDTV të Indisë, provat po mbaheshin përkohësisht nën një pemë nga polici për shkak të mungesës së hapësirës në objektin e auditimit në Malkhana.

Pikërisht atëherë, tha policia në përgjigjen e saj me shkrim në gjykatë, majmuni rrëmbeu 15 provat dhe iku.

Prokurori publik thuhet se ka reaguar me zemërim ndaj paaftësisë së policisë, duke sugjeruar se arsyetimi i tyre është i pazakontë. Gjykata shprehu gjithashtu zhgënjimin e saj.

Një letër i është dërguar super-mbikëqyrësit të Policisë Rurale të Jaipurit duke i kërkuar të sqarojë ngjarjet dhe se si një majmun ishte në gjendje të vidhte provat.

Continue Reading

Argëtim

Sa kohë ju duhet për të gjetur fjalën ‘SPOT’?

Published

on

By

Sa kohë ju duhet për të gjetur fjalën ‘SPOT’?

Përveçse është një burim argëtimi, zgjidhja e enigmave dhe gjëegjëzave ka një sërë përfitimesh.

Zgjidhja e enigmave dhe lojërave të trurit forcon lidhjen midis qelizave të trurit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

Madje lojërat logjike trajnojnë trurin tuaj për të parë qasje të ndryshme ndaj problemeve.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, enigmat vizuale ndihmojnë në “stërvitjen e muskujve të syve”.

Andaj sot kemi një detyrë të veçantë për ju. A mund ta gjeni fjalën “SPOT” midis disa dhjetëra fjalëve “STOP”? /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale