Connect with us

Lajme

Nga rrodhën informacionet e dëshmisë së Kamçevit për “Zhvatjen”?

Published

on

Deri më tani janë qarkulluar dy adresa nga ku mund të ishin nxjerrë procesverbalet e dëshmisë së Joedan Orce Kamçevit dhënë para prokurores Vilma Ruskosksa, që ditë më parë u publikuan në media, shkruan in7, por nuk është përjashtuar mundësia që procesverbali të rrjedhur edhe nga diku tjetër.

Një kopje e procesverbalit i është dërguar Gjykatës Penale me kërkesën e paraburgimit për këtë rast, por e njëjta i ishte dhënë edhe Kamçevit dhe avokatëve të tij, thonë nga prokuroria, duke shtuar se po hetojnë nëse dokumenti ka dalë nga ky institucion.

Nga praktika e deritanishme, thonë ata, raportet për kallëzime penale ose deklarata të personave nuk i jepen askujt, por mbeten në këtu në lëndë. Një kopje e këtyre procesverbalit i dërgohet gjykatës në mënyrë që gjykatësi i procedurës paraprake të shqyrtojë se çfarë provash ka prokuroria në dispozicion të saj.

“Procesverbali i dëshmitarëve dhe materialeve të tjera provuese, me kërkesë të të dyshuarve dhe mbrojtësit të tyre, ju jepet në dispozicion para mbrojtjes, dhe një procesverbal i provave pas paraqitjes së një raporti mbi hetimin e përfunduar.”

Nga Gjykata Penale ende nuk ka informacion nëse deri tek ta ka ardhur procesverbali i dëshmisë së Kamçevit dhe nëse ka mundësi që të ketë rrjedhur nga atje.

Ditë më parë nëpër media ka qenë publikuar një lajm në lidhje me dëshminë e dhënë të Kamçevit në lidhje m skanalin e zhvatjes së tij nga ana e Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, ku sipas mediave që publikuan lajmin, të përfshirë janë edhe shumë persona nga skena politike, duke përfshirë edhe anëtarë të qeverisë aktuale.

Për këtë dhe për gazetarin që publikoi procesverbalin, padi penale kanë paralajmëruar Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Radmilla Shekerinska dhe Frosina Remenski.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Aktuale