Lajme
Ligji për Prokurorinë Publike, asnjë përparim në takimet e punës
Pushteti dhe opozita, në takimin e sotëm punues për ligjin për prokurorinë publike u dakorduan vetëm për një gjë, që Katica Janeva nuk është më temë diskutimi për t’u bartur në Prokurorinë e ardhshme për krim dhe korrupsion të nivelit të lartë. Megjithatë, palët nuk patën asnjë përparim në negociata sa u takon pikave të tjera ku edhe më herët kishin përplasje. Në seancë plenare ligji është caktuar për nesër, kurse opozita nuk planifikon të votojë as nevojën për sjelljen e tij.
“Do të ishte shumë më korrekte nëse pushteti, tekstin e propozim/ligjit do ta propozonte në pajtim dhe bashkë me opozitën. Por ata kanë vendosur që këtë ligj ta propozojnë pa konsultime me opozitën dhe nga kjo pikëpamje nuk do të mund të presim qasje pozitive nga ana jonë, kur nuk ka qasje pozitive nga ana e LSDM-së dhe BDI-së gjatë përpilimit të propozim/ligjit. Por, lejmë hapësirë që në debatin e komisionit, me amendamente cilësore ta përmirësojmë tekstin e ligjit” – deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
Deri të enjten pritet të ketë edhe një takim tjetër përpara se opozita të ketë përpiluar vërejtjet në formë amendamentesh.
“U dakorduam që vërejtjet që i ka VMRO-DPMNE-ja t’i përpilojë në amendamente dhe duke pasur parasysh që nesër fillon procedura parlamentare debati në komision duhet të fillojë të premten. Deri atëherë duhet të dorëzohen amendamente” – tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Pushteti kërkon që prokurorëve që kanë mandat, të mos u ndërpritet mandate me ligj, personat e punësuar në Speciale të ketë vazhdim të punës kurse hetuesit të barten në prokurorinë e re ose të kthehen në MPB për të kaluar përsëri procedurën e përzgjedhjes. Poashtu, ata propozojnë që lëndët e filluara nga Specialja të barten në Prokurorinë për krim të organizuar dhe të vazhdohen prej aty ku kanë mbetur. Opozita kundërshton bartjen e ekipit të Janevës në prokurorinë e re por për këtë pushteti mbron idenë e vazhdimit të mandatit të tyre pavarësisht zhvillimeve me rastin “Reket”.
“Përgjegjësia personale nuk duhet të lidhet me përgjegjësinë kolektive. Shkatërrimi i një institucioni nuk duhet të varet nga ajo se kush është në krye të atij institucioni” – u shpreh Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Amendamente për propozim/ligjin për prokurorinë publike do të ketë edhe nga BDI-ja.
“Ne kemi dy intervenime kyçe për të cilat tashmë e kemi njoftuar opinionin; kanë të bëjnë me përdorimin zyrtar të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe përdorimin e votimit të dyfishtë, të Badenterit, në zgjedhjen e prokurorëve në këshillin e prokurorëve. Këto janë dy kërkesat tona që do të dorëzohen në formë të amendamenteve. Shpresoj që nesër seanca të kalojë ashtu siç duhet dhe më pas debati në zhvillohet në komisionin për çështje evropiane” – theksoi Artan Grubi, BDI.
Në rast se nuk sigurohet shumica e nevojshme për ligjin për prokurorinë publike, sipas pushtetit, këshilli i prokurorëve duhet të gjejë zgjidhje për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale.
BURIMI: Alsat-M
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare