Kolumna
Komunizmi: Një proces kolosal emancipimi ende i papërfunduar
Shkruan Domenico Lossurdo
Unë vazhdoj ta gjykoj të fuqishëm vizionin e shprehur tek Ideologjia Gjermane, sipas të cilit komunizmi është së pari “lëvizje reale që i jep fund gjendjes së tanishme”.
Le t’i hedhim një sy ndryshimeve të ndodhura në botë duke nisur nga i pari revolucion që u referohet ideve të Marksit dhe Engelsit.
Përpara tetorit të 1917-s nuk kishte demokraci as në Perëndim: vazhdonin të ekzistonin tre diskriminimet e mëdha, që preknin përkatësisht gratë, klasat e nënrenditura dhe popujt e kolonizuar apo ato me origjinë të tillë.
Mes shkurtit dhe tetorit Rusia revolucionare u njeh grave të drejtat politike aktive dhe pasive. Të njëjtën udhë do të ndjekë edhe Republika e Vajmarit (e nxitur nga revolucioni që shpërtheu në Gjermani një vit pas revolucionit të tetorit) e më vonë SHBA.
Në Itali, Gjermani, Austri, Angli e drejta e përgjithshme e votës (për burrat) në një farë mase ishte fituar. Por kjo arritje neutralizohej nga ekzistenca e një dhome të lartë në parlament që vazhdonte të ishte monopol i fisnikërisë dhe borgjezisë së madhe.
Diskriminimi racor shfaqej në një formë të dyfishtë: të cilësuar si të padenjë për të themeluar një shtet-komb të pavarur, popujt e kolonizuar ishin i nënshtroheshin sundimit absolut të fuqive të mëdha; në një vend si SHBA afro-amerikanët ishin të përjashtuar nga të drejtat politike (nganjëherë edhe ato civile).
E pra, mposhtja e diskriminimit racor në të dyja format e tij nuk mund të mendohet pa kapitullin e historisë që nis në tetor të vitit 1917: roli i partive komuniste është thelbësor në zhvillimin e revolucioneve antikoloniale.
Po për sa i përket SHBA? Në dhjetor të vitit 1952 ministri amerikan i Drejtësisë i dërgonte Gjykatës Supreme, e cila po trajtonte çështjen e integrimit në shkollat publike, një letër kuptimplote, në të cilën shkruhej:
“Diskriminimi racor i shpie ujë propagandës komuniste.”
Sfida komuniste ka luajtur një rol thelbësor edhe në mposhtjen e regjimit të supremacisë së bardhë.
Në demokracinë siç kuptohet nga e majta bëjnë pjesë të drejtat sociale dhe ekonomike. Pikërisht patriarku i madh i neoliberalizmit, Hayek-u, deklaron se teorizimi dhe prania e tyre në vendet perëndimore janë produkt i influencës – sipas tij të kobshme – të “revolucionit marksist rus”.
Kuptohet kësisoj që shuarja e sfidës komuniste përkon në Perëndim me periudhën e restaurimit të gjendjes së pararevolucionit.
E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për zhbërjen e shtetit të mirëqenies sociale. Kaq e rëndë është pesha e pasurisë, saqë edhe në New York Times mund të lexohen deklarata sipas të cilave regjimi sundues në SHBA ështe ‘plutokraci’, jo demokraci.
Kundërrevolucioni del hapur edhe ndaj kolonializmit, i cili rivlerësohet nga teoriku i “shoqërisë së hapur” (Popper-i): “Këtyre shteteve (ish-kolonive) ua kemi dhënë lirinë në mënyrë shumë të nxituar dhe të thjeshtë.”
Le të shohim se ç’ndodh në një vend-kontinent që ka mbetur nën drejtimin e një partie komuniste: Kina, duke i dhënë fund katastrofës së shkaktuar në analizë të fundit nga luftërat e opiumit dhe nga agresioni kolonialist, u ka dhënë miliona njerëzve të drejtën e jetës, të parën nga të drejtat e njeriut; shteti social hedh hapat e parë, ndërkohë që në Perëndim ai mohohet edhe në rrafshin teorik.
Duke e reduktuar me shpejtësi të madhe prapambetjen teknologjike në raport me vendet kapitaliste më të zhvilluara, Kina i jep fund “epokës kolumbiane”, epokës së nisur me zbulimin-pushtimin e Amerikës dhe që vazhdon me nënshtrimin e tërë planetit nga Perëndimi. Formohen kështu kushtet për kundërshtimin e tundimeve kolonialiste dhe për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, siç konfirmohet nga rënia e doktrinës Monroe, e cila goditjen e parë të fortë e merr nga Revolucioni Kuban.
Siç ndodh shpesh me revolucionet, edhe ai i nisur thuajse një shekull më parë ka marrë një drejtim tërësisht të paparashikuar. Megjithatë gjendemi përballë një procesi kolosal emancipimi që është shumë larg nga të qenit i përfunduar.
Artikull i shkruar më 2013 për gazetën L’Humanite.
Kolumna
Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë


Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë
Nga: Mr. Driton Nebiu
Në konkurencën për të fituar titullin e “Mashtruesit më të madhë”, padyshim se vendi i parë i takon “më të madhit” të “Dvizhenjes” Besa e që me kalimin e kohës u shëndrrua në MOZHEME.
Ishte një tentim i planifikuar mirë, nga qarqe të dyshimta për të bërë gjoja një ndryshim në hapsirën politike brenda shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, e paketuar si në aspektin finansiar, poashtu edhe në ate “kombëtar”, duke pasur parasysh se fillimisht morën për emër simbolin e të qenurit shqiptar, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së dhënë – BESËS, e që realisht ishte Kali i Trojës brenda organizimit opozitar shqiptar, organizim që duhej të pengonte Lëzivjen për Reforma në opozitën e kohës, e cila tanimë kishte filluar rrugëtimin e vet të pandalshëm drejt të qenurit zëri i popullit në skenën politike të vendit.
“Lëvizja” e atëhershme e që më vonë do të shëndrrohet në “Dvizhenje”, si premtim bazë të veprimit e kishte një far lloj “Ridefinimi” të shoqërisë, e që realisht, më vonë u dëshmua, se ishte vetëm një floskulë e radhës, që u shfrytëzua sa për të përfunduar në listen e përbashkët parazgjedhore nën moton “Mozheme” sa për të fituar disa ulëse deputetësh tejet pasiv, po jo edhe ridefinimin e premtuar.
Duke shfaqur haptazi qëllimin real, ruajtjen e pozitave dhe pushtetit për grupe të ngushta të interesit, “Dvizhenja” nuk e tejkaloi veten as pas zgjedhjeve lokale ku falë opozitës shqiptare mori në menaxhim komunën më të madhe ndër shqiptarët, por përkundrazi në rastin e pare të mundshëm si shenjë falemnderimi e vetëdijshme për forcën reale politike në vend të barazuar me të qenurit vetëm një parti lokale e asgjë më shumë, tentoi të dobësojë ata që dje i ndihmuan, por kot.
Pretendimi aktual se ata përfaqësojnë opozitën shqiptare është edhe një tentim mashtrimi i radhës nga “më i madhi” i “Dvizhenjes” edhe pse është i vetëdishëm se nuk i kalon, por ja që kështu i është caktuar detyra dhe urdhërat duhet të zbatohen, e aq më shumë sot kur rejtingun duhet t’ua menaxhojë forca që pengon vendin drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropain dhe vlerave perëndimore.
Stabiliteti politik, ekonomik e institucional i shtetit, e me këtë edhe ai i sigurisë së vendit, dhe orijentimi pro evropian është një kategori që nuk ka alternativë, por kërkon qasje serioze dhe subjekte serioze për menaxhim e përfaqësim, largë partive sezonale. Është kjo kategori e rëndë që kërkon fuqi e madhështi, e në këtë nivel gjithkush edhe nuk e ka vendin, përpos si spektatorë. Të tillë janë edhe këta të “Dvizhenjes”.
Jo më kot është thënë: “Mendjemadhësia është dhurata që bëri Zoti për njerëzit e vegjël…”.
Kolumna
Haraçina sot…


Haraçina sot…
Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike
“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.
Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”
Nuk po më besoni?!
Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.
U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.
Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.
Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.
E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.
Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.
Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!
Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.
U qoftë për nder!
Kolumna
Politikanët tanë – Fatkeqësia e popullit


Shkruan Lulzim Nasufi
POLITIKANËT TANË – FATKEQËSIA E POPULLIT
Sa të koordinuar janë politikanët tanë në mossuksesin e misionit të tyre dhe prapshtitë e tyre në politikbërje, ju përcjell disa fakte:
Më datë 25.09.2022, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, për të justifikuar dështimin politik të politikanëve tanë paraprak, si zyrtar me post të lartë, dha informacion të saktë dhe të frikshëm se “nga RMV, brenda 8 viteve të fundit janë shpërngulur mbi 700.000 qytetarë në shtetet perëndimore” dhe po të njëjtën ditë kryetari i BDI-së Ahmeti, në një takim partiak, nga inatet ndaj disa anëtarëve të tij të ashtuquajtur “grupi i zjarrit” – konstatoi “jam me mision, jo në detyrë, ashtu që këtu do të më keni edhe katër vite”.
Sipas trendit të migrimit të popullsisë, bie që për katër vite, nga RMV janë shpërgulur 350.000 qytetarë. Sipas kësaj, misioni i Ahmetit është që edhe për katër vite në krye të BDI –së, me funksionarët e tij të korruptuar, të rrisë numrin e të ,,integruarve“ në botën perëndimore në 1.000.000 banorë, që i bie gjysma e numrit të popullsisë do të shpërngulen nga RMV.
Dhe si “qershia mbi tortë”, nga i gjithë ky “optimizëm i madh pozitiv dhe shpresëdhënës”, më datë 28.09.2022, numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski do të konstatojë: “edhe unë po të isha në vendin tuaj me rrogë prej 400 euro, do të kisha ikur prej RMV”.
Çështja thelbësore është se populli të gjitha këto i di dhe i bën. Mos e nënvlerësoni intelegjencën e popullit, nuk ka nevoj ju t’ia kumtoni dhe t’ia tregoni! Por, çfarë keni bërë ju, ose më thjeshtë, pse e keni sjellur popullin në situatë të këtillë gjithë këto vite dhe, më e rëndësishmja, çfarë plani – vizioni keni bërë për të ardhmen e këtij shteti dhe këtyre qytetarëve? Sepse për atë paguheni me paratë e popullit!
#NDRYSHIME
#DREJTËSI
#STOPKRIMITDHEKORRUPSIONIT
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare