Connect with us

Kosovë

Zbulohet busti i Komandant Kumanovës

Published

on

U mblodhëm sot sërish në Kleçkë për ta kujtuar atdhetarin dhe trimin Ismet Jashari-Kumanova, bashkë me shumë të tjerë që ja falën jetën lirisë së shenjtë dhe historisë sonë i dhanë madhështi e lavdi.Ne kishim marr një goditje të jashtëzakonshme, shumë të rëndë para 21 vitesh, ishim para opsionit që nga kjo goditje të gjunjëzohemi apo ta kthejmë në forcë. Ishte një moment që UÇK në këtë zonë të rimobilizohej për të vazhduar rrugën e shokëve tanë apo të zhdukej dhe të ndërpritej ëndrra për çlirim.Nëse do të ndaleshim do të tradhtonim gjakun e atyre që ne i humbëm. Nëse do të ndaleshim, forcat serbe do të futeshin në këto zona dhe do të masakronin familjarët tanë e popullin që ishte strehuar.

Pas kësaj goditje e dy dilemave, ne vendosëm që dhimbjen që na u shkaktua me vrasjen e Komandant Kumanovës e shumë të tjerëve, ta kthejmë në kujtim për veprat e tyre që do të na shërbenim të vazhdonim fuqishëm luftën ku e lanë ata.Brigada 121 pësoi një goditje të madhe nga korriku e deri më 25 gusht, humbëm 14 luftëtarë e që ishte 70% e udhëheqjes së brigadës, ishin drejtues të saj.Në takimin e 25 gushtit pas betejës së përgjakshme dhe rënies heroike të Ismetit e burrave tjerë si dhe plagosjes së disa shokëve, ne u mblodhëm dhe në atë moment kritik vendosëm dhe u ribetuam që kjo goditje e rëndë që na shkaktoi plagë do të na dhemb, por do ta kthejmë në forcë për ta rifuqizuar brigadën tonë e cila nuk u shua por u fuqizua shumë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Sukseset e Brigadës 121 janë arritur për faktin se kishte rregull dhe gatishmëri për sakrificë. Vet rënia e Kumanovës tregon se sa ka qenë e përkushtuar Brigada 121.Emri i Ismet Jasharit iu dha rrugëve, shkollave, iu dha Kosovës së lirë! Dhe, ne sot, zbuluam edhe bustin e tij te shkolla “Ismet Jashari – Kumanova”, shkollë e përbashkët e dy fshatrave, Javor dhe Luzhnicë.

Pas kaq viteve banorët e kësaj zone po i ruajnë shenjat e luftës sonë të lavdishme, shenjat e heronjve tanë, dëshmorëve tanë. Këta banorë në vazhdimësi kërkojnë që të mos shkëputet lidhja me luftën e lavdishme të UÇK-së.Busti është shenjë shtesë e fuqishme për tu treguar gjeneratave që vijnë se sa shumë kjo zonë lidhet me lirinë e Kosovës.U jemi mirënjohës intelektualëve dhe banorëve të këtyre dy fshatrave që në luftë u angazhuan bashkë me ushtarët, por edhe që po i mbajnë të fuqishme lidhjet me të kaluarën tonë të lavdishme.Lavdi e përjetshme Komandant Kumanovës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!

KohaJonë

Continue Reading

Kosovë

Voton Arben Vitia

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinë, Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Vitia kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës.

Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë.

I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë.

Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia në Klan Kosova.
Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Continue Reading

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, 41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.

KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.

– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

– Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

– Të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës kanë pasur mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila ka filluar më 15 shtator, ndërkaq fletëvotimet është dashur të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Continue Reading

Kosovë

Ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është grupi për të cilin foli Jack Smith, kjo është lidhja me Thaçin e Veselin

Published

on

Menjëherë pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka thënë se zhvillimi i këtij gjyqi është i nevojshëm pasi sipas tij ekziston një grup i vogël, por i fuqishëm në Kosovë do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar punën e Speciales.

“Ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

Por kush është ky grup që po vepron kundër Gjykatës Speciale? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sipas të cilit, ky grup është i financuar nga nëntoka e SHIK-ut dhe PDK-së.

“Po prokurori Jack Smith ka plotësisht të drejtë, pasi në Kosovë eksponentë të PDK-së, të financuara në hije nga nëntoka, nga OLIGARKËT milionerët e korrupsionit, pastaj pas të njëjtit fshihen edhe pas OVL-së së UÇK-së, që më së paku është organizatë që i mbron luftëtarët e UÇK-së. Në fakt është organ i PDK-së, AAK-së dhe sidomos e SHIK-ut”, thotë Miftari.

Sipas tij, puna e Gjykatës Speciale po pengohet me dokumentet të UDB-së dhe BIA-s serbe.

“Tentimi për ta komprometuar Gjykatën Speciale përmes disa shkresave të Tribunalit të Hagës me drejtësinë serbe shkresa që tribunali i bënë me gjithë shtetet përreth Kosovës letrat që iu ka dhënë ish UDB-BIA përmes postierëve të tyre dhe kanë përfunduar në OVL, pastaj ku njerëzit e SHIK-ut të Thaçit, Veselit kanë tentuar me i bashku, ku pos disa shkresave të Tribunalit si material komprometues kanë fut dosjet e SHIK-ut dhe deklarata vetëm të dëshmitarëve të zgjedhur kundërshtarëve të Thaçit, Veselit, dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi EULEX këto dosje i kishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku dihet se gjithë Prokurorët duke filluar në krye prokurori Lumezi, deri te prokurori i fundit janë shumica lodra të klanit Pronto dhe SHIK-ut të Thaçit, Veselit, Reqicës….”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas tij, e gjithë kjo lojë po behët që të pengohen dëshmitarët kundër Thaçit dhe Veselit.

“Pra shumicën 99% nuk janë dosje të Tribunalit, por janë dosje të SHIK-ut dhe deklarata të dëshmitarëve të dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it që prokurorët e Thaçit dhe Veselit i kanë vjedhur nga sirtarët e tyre, pasi këto dosje nga proceset gjyqësore ju kishte dorëzuar EULEX Prokurorisë së Kosovës. Kurse krejt kjo lojë ishte bërë që të gozhdohen dhe të kërcënohen dëshmitarët e mundshëm kundër Thaçit, Veselit…. Dhe po të akuzohej nga Gjykatën Speciale në Hagë vetëm Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi apo Cali, jam shumë i sigurt se kurrë nuk do të bëhej kurrë ku teatër me kinse dosjet e GJS të Hagës që kushte qëllimin zhvlerësimin e kësaj gjykate dhe frikësimin e dëshmitarëve”, shpjegon më tej Miftari.

“Edhe sjellja e këtyre dokumenteve, dosjeve në OVL kinse nga njerëz të pa njohur është gënjeshtër pasi dihet mirë ku janë marr këto të vet quajtura “dosje” dhe dihet mirë me urdhër të kujt janë sjellë dhe kush i ka sjellë në OVL dhe dihet edhe QËLLIMI. Pastaj dihet edhe si KASENECAT e SHIK-ut të Thaçit e Veselit bënin shou mediatik nëpër studiot e komprometuara të tyre meditike në Kosovë ku përmendnin edhe emra dy raste Nasim Haradinaj ka përmendur edhe emrin tim, por mirë që nuk iu dha rasti me përmend edhe tri herë, edhe pse Haradinajn e kishin gënjyer shefat e tij sa i përket se unë kinse jam dëshmitar i Speciales në Hagë, pasi nuk jam dëshmitar gjerë më sot jo se jo”, shprehet më tej ish agjenti Miftari.

Ai thotë se në Gjykatën Speciale askush do të dënohet pa fakte, pasi shumica e të vrarëve që përmendën në aktakuzë janë shqiptarë.

“Por në gjykatë askush nuk do të dënohet pa fakte dhe pa dëshmi, askush nuk do të gjykohet pse ka luftuar për lirinë e Kosovës as nuk po gjykohet askush pse ka luftuar kundër Serbisë as nuk do të dënohen askush pse gjatë luftës kanë vrarë ushtar apo policë apo paramilitar të armatosur serb. Gjykimi ka të bëjë me mos respektimin e ligjeve të një lufte, të një konflikti të ndytë ku disa persona keqpërdoren luftën, keqpërdoren uniformen e UÇK-së. Unë e kam thënë edhe më parë se do të mbaja vullnetarisht burg të përjetshëm nëse Thaçi, Veseli… gjatë tërë luftës kanë vrarë polic, ushtar apo paramilitar serb. Mos të harrojmë se akuza për kinse qindra ato vrasjeve 99% nga viktimat në akuzë janë shqiptar, në pyetje është ndoshta vetëm një polic serb i zanun rob, krejt tjerët shumica janë shqiptar të Kosovës”, thekson Naim Miftari.

Ai shton se lufta e UÇK-së ishte luftë e shenjtë, por që u keqpërdor nga individë brenda UÇK-së.

“Sa i përket luftës dhe UÇK lufta jonë ishte shumë e drejt ishte luftë shumë e pastër, kurse UÇK bëri njërën nga luftërat më të pastra të mundshme në botë gjerë sot, gabime minimale dhe krime individuale klanore ka pas fat që janë pak por edhe mirë që dihet kush i ka bërë dhe kush i ka urdhëruar ato. Po te gjykoheshin në këtë gjykatë edhe eprorët serb dhe udhëheqësit e shtetit serb që kryen gjenocid, pastrim etnik dhe vrasje masive kundër nesh, sot Hashim Thaçi në këtë gjykatë do ta ndinte në barrën e tij se çka është dëshmia e një luftëtari një ushtarit, e një eprorit të ZKZ, të frustruar të UÇK-së nga padrejtësitë që i bëri pas luftës vendit dhe popullit tonë Hashim Thaçit me klanin e tij Pronto!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Continue Reading

Aktuale