Connect with us

Spektakël dhe Yje

Tashmë zyrtare / Ndahen Nora dhe Roberti

Published

on

Dy yjet e estradës shqiptare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, nuk janë më bashkë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Robert Berisha në llogarinë e tij në Instagram.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..”, ka shkruar ai.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi ka kohë që kanë qenë bashkë. Ata kanë qenë një ndër çiftet më të njohura të estradës.

Ky është postimi i plotë i Robert Berishës:

https://www.instagram.com/p/B1mOjtkHwWV/?utm_source=ig_web_copy_link

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Çfarë pune bën në Zvicër, përgjigjet Shkëndije Mujaj

Published

on

Shkëndije Mujaj, ish-këngëtare dhe vajzë shumë e përfolur në mediat rozë, prej kohësh ka filluar një kapitull të ri të jetës duke iu përkushtuar fesë islame.

Ajo ndan copëza në rrjetet sociale nga përditshmëria e saj si e përkushtuar ndaj fesë. E nganjëherë, ndjekësve ua jep mundësinë që ta pyesin rreth jetës së saj.

Së fundmi ajo u pyet se çfarë pune bënë në Zvicër dhe përgjigjja e saj është kjo.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja e përmendi në emision, reagon Dafina

Published

on

By

Presidentja e përmendi në emision, reagon Dafina

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste televizive përmendi këngën “Llafe, Llafe” të këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit.

Gjersa po komentohej shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kritikat pasi Presidentja mori këtë vendim, Osmani ka cituar një pjesë të këngës së Dafinës.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.

Menjëherë pas kësaj, reagoi artistja.

“Mirmëngjesi”, ka shkruar ajo, ku edhe ndau një pjesë të intervistës.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Arta Nitaj protagoniste në videoklipin e saj të ri, Dafina Zeqiri poston imazhe të reja të shkëputura gjatë xhirimeve

Published

on

Dafina Zeqiri po përgatit një tjetër videoklipi të njërës prej këngëve të saj nga albumi i ri “Dafinë Moj”.

Si protagoniste në këtë videoklip, këngëtarja ka përzgjedhur modelen e njohur, Arta Nitaj.

Të dyja ato kanë ndarë pamje dhe imazhe të ndryshme gjatë realizimit të klipit, teksa shihen të afërta me njëra-tjetrën dhe mjaft tërheqëse.

Vajzat vijën me veshje dhe dukje unike, teksa nuk e kanë lënë anash theksimin e linjave të trupit për të cilat të dyja njihen dhe komentohen vazhdimisht.

Edhe sonte (e martë), ishte Dafina ajo që ka sjellë disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet ku shihet bashkë me Artën në disa skena provokuese.

“Murder on the dance-floor”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve, që është titullin i njërës prej këngëve të albumit, të cilën e solli në bashkëpunim me Ron.

Këngëtarja e njohur nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me datën e publikimit të klipit, por mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e saj të shumtë.

Continue Reading

Aktuale